LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Kreu i Komisionit të ligjeve zbulon afatin

23 Prill 2019, 19:53, Aktualitet CNA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Kreu i Komisionit të ligjeve zbulon

Ulsi Manja, drejtuesi “rilindas” i Komisionit parlamentar të ligjeve, i ftuar në emisionin “Tempora”, ka deklaruar se brenda muajit Qershorit mund të bëhet i mundur ngritja dhe nisja e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese

“Është e lehtë ta bësh kritikën sot e Reformës në Drejtësi, aq më tepër kur fut hundët edhe politika që nuk merret me detyrat, por targeton Reformën në Drejtësi dhe sistemin e Drejtësisë, pastaj është e vështirë të sqarohen gjërat për opinionin publik. Kur thash që një reformë kaq e madhe do të kishte edhe probleme, vështirësi që ishin qoftë të karakterit politik, por edhe teknik. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, në kuptimin e mosfunksionimit të mbledhjes plenare. Gjykata Kushtetuese, ne besojmë dhe shpresojmë që brenda Qershorit, do të funksionojë. Sot që flasim Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar të gjitha aktet nënligjore sa i përket rregullores së funksionimit të emërimeve në drejtësi. Unë duke njohur procesin dhe mekanizmin ligjor jam besimplot që Gjykata do të plotësohet me numrin e nevojshëm të anëtarëve brenda Qershorit”,- ka thenë Ulsi Manja./CNA.al 

Lajmet e fundit nga