Connect with Us

Misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt/ Prokurori Demirneli dështon me hetimet?

Aktualitet

Misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt/ Prokurori Demirneli dështon me hetimet?

Publikuar

-

Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë filtruar nga Vettingu, janë shkarkuar.

Pa mohuar se në disa raste janë përdorur dy standarte, në dritë kanë dalë shkelje, abuzime dhe korrupsion i prodhuar nga gjyqtarë dhe prokurorë.

Në fakt për opinionin publik nuk ishte ndonjë suprizë e madhe, pasi dihet që sistemi i drejtësisë ishtë kokë e këmbë i korruptuar dhe i inkriminuar si dhe vepronte në favor të politikës.

Por, tashmë që ka prova për të gjitha këto elemente, opinioni publik pret vënien para drejtësisë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar.

Gjithsesi, procesi i Vettingut po vijon. KPK, ka kryer hetime të thelluara dhe po i thërret një e nga një gjyqtarët dhe prokurorët.

Në listë për këtë fazë është prokurori i Tiranës, Albert Demirneli.

Gjithë karrierën, Demirneli e ka zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës, fillimisht si numri dy i kësaj prokurorie e më pas si prokuror i thjeshtë.

Kujtojmë se Demirneli është prokurori i cili u mor me hetimet mbi rastin e shoferit të ndjerë të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me 30 Qershor 2018, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë në makinën e gardës në garazh.

Ai është gjetur i vdekur me një plumb në kokë brenda në makinë në garazh nga kolegët kur shkuan për të marrë automjetet.  Sipas policisë, Qordja u vetëvra me armën e shërbimit automatik MP5, dhe u gjet i vdekur me një plumb në kokë, nga kolegët.

Prokurori Albert Demirneli urdhëroi në atë kohë që të sekuestrohet serveri i kamerave të sigurisë së Gardës, me qëllim verifikimin e orarit kur ka hyrë ne ambjentet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, i shoqëruar, me makinë, apo në këmbë.

Risjellim në vëmendje se ditën që ndodhi ngjarja, ajo u mbajt e fshehtë, për disa orë nga policia, gjë që ngriti shumë dyshime dhe hodhi zëra për një atentat mafioz.

Kur janë bërë rreth dhjetë muaj që ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, ende nuk ka pasur asnjë sqarim nga organet hetuese. Vdekja e Shkëlzen Qordjas mbetet e mbuluar me mister, pavarësisht se u shpejtua me një ekspertizë që  pretedon se është vetvrasje.

Sipas ekspertëve kriminalistikë, janë konstatuar  faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri në dorën e tij të djathtë. Edhe gjurmët e gishtërinjve në armën automatike tip “MP5” përputheshin, sipas tyre,  me ato të 31-vjeçarit..

Po ky version i ekspertizës është i dyshimtë, pasi erdhi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, të Ministrit të Brendshëm në atë kohë Fatmir Xhafaj si dhe të Policisë, të cilët njëri pas tjetrit dolën me deklarata të tipit se 31 vjeçari Shkëlzen Qordja është vetvrarë.

Kush janë ata ekspertë që do dilnin kundër këtyre deklaratave?

A ka guxuar prokurori Demirneli të dalë kundër këtyre deklaratave?

Për këtë sigurisht që duhet të japë llogari në Vetting, pasi opinioni publik pret të vërtetën mbi rastin e Shkëlzen Qordjas.

Sa i përket pasurisë, Demirneli të ardhurat i ka nga paga e tij dhe bashkëshortes. Sigurisht që si pjesa e më e madhe e prokuorëve dhe gjyqtarëve bashkëshorten e ka punësuar në institucione shtetërore.

Është zotësi apo kthim nderi për ndonjë rast këtë nuk mund ta themi.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, Demirneli e ka shtuar pasurinë në vitin 2009 me blerjen e një apartamenti me sipërfaqe, 107 metër katror, që ka kushtuar 42 800 euro. Në të njëjtin vit ai ka deklaruar se i kanë vjedhur dhe automjetin tip Benz, të cilin e ka deklaruar që në vitin 2003.

Viti 2003

Shtëpi banimi, apartament. Nga shitja e apartamentit të privatizuar nga shteti në vitin 1996, të cilin e ka pasur në qytetin e Rrëshenit.

Autoveturë, Benz

Paga si prokuror, 1054413 lekë.

Paga, Majlinda Demirneli, 187 200 lekë.

Detyrim financiar ndaj të afërmëve, por nuk është publike shuma.

Viti 2004

Detyrim financiar 700 000 lekë, janë shlyer 200 000 lekë dhe janë pashlyer edhe 500 000 lekë.

Paga, si zv kryeprokuror në Tiranë, 1 231 345 lekë.

Paga e bashkëshortes, 187 200 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash 340 000 lekë.

Paga, si zv kryeprokuror në Tiranë, 1 236 724 lekë.

Paga e bashkëshortes, 197 400 lekë.

Viti 2006

Gjendje e llogarisë cash, 566 120 lekë.

Gjendje e llogarisë cash në emër të bashkëshortes, 10 000 lekë.

Paga, si zv kryeprokuror në Tiranë, 1 446 232 lekë.

Paga e bashkëshortes,155 543 lekë.

LEXO EDHE:  Vrasja e shoferit të Ministrit/ Artan Hoxha ka një dyshim

Viti 2007

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 1 042 564 lekë.

Paga, si zv kryeprokuror në Tiranë, 1 225 824 lekë.

Paga e bashkëshortes,49 600 lekë dhe 35 100 lekë.

Ka shlyer detyrimin prej 700 000 lekësh të marrë në vitin 2003.

Viti 2008

Paga si prokuror në Tiranë, 864 798 lekë.

Paga e bashkëshortes si operatore në Drejtorinë e Tatimeve dhe paga si punonjësve e kompanisë “Sigma”, në shumat 280 800 lekë, 40 000 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës, 810 000 lekë.

Viti 2009

Blerje apartamenti me sipërfaqe, 107 metër katror, në shumën e 42 800 euro.

Blerja e këtij apartamenti është bërë me paratë e shitjes së apartamentin 56 metër katror, në shumën 4 000 000 lekë.

I kanë vjedhur automjetin tip Benz

Paga si prokuror në Tiranë,1071212 lekë.

Paga e bashkëshortes si punonjësve e kompanisë “Sigma”,240 000 lekë. Të ardhura nga komisionet në lekë, 179 928 lekë dhe të ardhurat nga komisionet në valutë, 4244 euro.

Kursime nga paga në vite, 269 936 lekë.

Kursime nga paga mujore, 185 764 lekë.

Viti 2010

Paga si prokuror në Tiranë, 1 121 152 lekë.

Paga e bashkëshortes si punonjësve e kompanisë “Sigma”, deri më 30.11.2010,  është 140 000 lekë.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 180 000 lekë.

Të ardhura nga komisionet në lekë, 147 430 lekë dhe të ardhurat nga komisionet në valutë, 2 153 euro.

Kursime nga paga mujore, 640 911 00 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortes, 37 596 00 lekë.

Viti 2011

Paga si prokuror në Tiranë, 1 189 618 lekë.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 558. 665 lekë.

Të ardhura nga pagat dhe shpërblimet, 1 748 283 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, nga paga mujore 326902 lekë.

Gjendje në bankë nga interesi, në shumën 700 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 141 750 lekë.

Viti 2012

Paga si prokuror në Tiranë, 108 4510 lekë.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 565 713 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse,160 000 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 240 000 lekë.

Llogari kursimi me afat një vjeçar, 1 010 127 lekë.

Viti 2013

Paga si prokuror në Tiranë, 111 5862 lekë.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 582 372 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse, 211 797 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 10 000 lekë.

Llogari kursimi me afat një vjeçar, 1 010 127 lekë.

Viti 2014

Paga si prokuror në Tiranë, 135 4024 lekë.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 624 144 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse 316 063 94 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 31 000 lekë.

Llogari kursimi me afat një vjeçar,1 010 127 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit , student i Fakultetit të Studimeve të Integruara, të Teorisë me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, 20 070 lekë.

Viti 2015

Paga si prokuror në Tiranë, 1 343 834 lekë.

Gjendje cash nga kursimet në vite, 1 412 943.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 670 7730 lekë.

Të ardhurat nga sponsorizimi për djalin, në shumat, 1 300 euro dhe 14 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së djalit, 40 361 lekë.

Kartë krediti, shumë, 200 000 lekë.

Llogari në emër të bashkëshortes, kartë krediti, 60 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 340 246 lekë.

Gjendje cash nga kursimet në vite, 1 020 991 lekë.

Paga e bashkëshortes së specialiste në Agjencinë e Publikimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë, pranë Ministrisë së Arsimit, 620 452 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 30 762 66 lekë.

Të ardhurat nga sponsorizimi për djalin,1 200 euro.

Gjendja e llogarisë së djalit, 132 606 55 lekë.

Kartë krediti, shumë, 200 000 lekë.

Llogari në emër të bashkëshortes, kartë krediti, 60 000 lekë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE