Connect with Us

Kush është në fakt, koalicioni i Bashës

Aktualitet

Kush është në fakt, koalicioni i Bashës

Publikuar

-

Sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, edhe pse nuk ka zgjedhje apo fushatë elektorale, për të prodhuar lajm shpalli koalicionin e tij opozitar, të cilin në fakt e ka pasur, por sot për të disatën herë u mblodh në një sallë dhe firmosi.

Por me kë?

Ilir Meta i kapur me bllok në dorë

Lulzim Basha firmosi me Monika Kryemadhin e LSI-së, kryetaren e partisë së bandës së Ilir Metës, tetë vite në pushtet, katër vite me Berishën dhe katër me Ramën. Ilir Meta i kapur me bllok në dorë, ministrat e tij hajdutë që shëtitën sa në një ministri në tjetrën. Katër të vrarë në Bulevard për bllokun e Ilirit, të cilët u harruan pas ngjalave në Gjirin e Lalzit.

Në themelimin e saj, LSI-ja u quajt Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur, që në fakt është lëvizja e hajdutëve të Ilir Metës që sot firmos në koalicionin e Lulzim Bashës dhe këto vite që me themelimin e LSI-së, kjo forcë të duket si hirushja e politikës, kur në fakt është e përdala e saj.

Fatos Nano, Shpëtim Idrizi

Luli firmosi edhe me çamët e PDIU-së, me ish-kryedoganierin hajdut të Fatos Nanos, që në emër të çështjes çame themeloi një parti, ku ashtu si LSI-ja sa me Berishës sa me Bashën rrëmbeu llokma nga pushteti. Futi dhe tre deputetë në parlament dhe asnjë nuk është me kryetarin, por të gjithë janë me kryeministrin.

Edi Rama, Vangjel Dule

Lulzim Basha firmosi me Vangjel Dulen, i cili mori një PBDNJ me gati 80 mijë vota dhe e katandisi në partiçkë, që shkonte nga Nano tek Berisha, tek Rama e tek Basha.

LEXO EDHE:  Basha takim me qytetarët në Fier/ Jemi ndryshimi që duan 85% e shqiptarëve

PDIU dhe PBDNJ janë parti kundërshtare, në formën dhe n qëndrimin e tyre, por janë bërë bashkë me Lulin edhe pse ikën nga Edi Rama për inat të njëri-tjetrit.

Të ngelur me gisht në gojë, duke mos ditur ku të futen çamë dhe grekë, janë bashkuar nën sqetullën e ngrohtë të Lulzimit.

Edi Rama, Agron Duka

Agron Duka, kreu i partisë Agrare, ish-ministër i Fatos Nanos, ish-sekretar i Edi Ramës, i cili mori drejtimin e PAA-së në 2016-ën, është i vetmi kryetar i partive opozitare që Basha nuk i dha as mandat deputeti.

 

Nard Ndoka i Demokristianëve, të cilët kanë katandisur me nja gjashtë a shtatë parti, dikur ministër i Berishës, në 21 janar ishte me pushkë kundër tij, sot firmos me Lulin dhe ka vota më pak se një këngëtar tallavaje në një sallë të mbyllur.

Të gjithë të mësipërmit janë aleatët opozitarë të Lulit që me partitë e tyre mbushin një furgon me vota, përjashtuar ndonjë tek tuk që mund të sigurojë vota personale.

Në finale koalicioni opozitar duhet ta ketë emrin aleatët e Lulit, që janë grindur me Ramën. Nuk po flasim për Fatmir Mediun e Gërdecit apo edhe Dash Shehin dikur të akuzuar si tradhëtarë. Këta dy të fundit janë aleatët natyralë të PD-së.

Ç’të thuash më shumë për aleatët e Lulit, ku shumica e këtyre partive janë pa kryesi dhe kanë mbetur vetëm me kryetarë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas motorin/ Dy të plagosur në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas asaj që raportohet, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku një makinë ka përplasur një motorr.



Sipas burimeve, të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej shkaqet e rrethanave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit.

Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

LEXO EDHE:  Tragjedia në Bulqizë/ Basha mesazh ngushëllimi familjes

LEXO EDHE:  Garancia sovrane/ Basha: Të rishihet skema! 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë



Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.



Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

LEXO EDHE:  Rama “thumbon” opozitën/Ku ndryshon çadra e tyre nga çadra e tregtarëve

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE