Connect with Us

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Aktualitet

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Publikuar

-

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë ukrainasit dhe çfarë mund të presë vendi prej presidentit të ri?

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë vendosën njëherësh disa rekorde: Pas rezultatit paraprak që publikoi të hënën në mëngjes, Komisioni Zgjedhor, aktori i komedisë fitoi me gati 3/4 e votave. Këtë rezultat nuk e ka arritur askush që prej 30 vitesh nga pavarësia e vendit. Për presidentin Poroshenko dhanë votën vetëm, 25% e votuesve. Një rekord tjetër është tempi i shpejtë, me të cilin Selenskyj u ngjit në majat e pushtetit. Ai e bëri publike kandidaturën e tij në Natën e Vitit të Ri dhe tre muaj më vonë, arriti të fitojë 30% të votave që në raundin e parë. Tre javë më vonë në balotazh ai i dyfishoi votat. E reja është, se fituesi i zgjedhjeve nuk vjen nga politika, por është një aktor që u bë i njohur me një seri televizive, ku një mësues luan rolin e presidentit.

Cili është sekreti i suksesit të Selenskyjt?

Si mund të fitonte një besim kaq të madh një 41 vjeçar pa një program të qartë dhe gati pa fushatë zgjedhore? Duhet theksuar se rezultati që arriti Selenskyj është vetëm në vështrim të parë i çuditshëm – Demoskopët prej vitesh thonë, se pakënaqësia e ukrainasve ndaj politikanëve është shumë e madhe. Qytetarët duan të shohin politikanë të rinj.

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Kievit për Sociologjinë, (KIIS) para një viti, Selenskyj kishte arritur vlerat më të mëdha të simpatisë në listën e 30 personave të njohur. Poroshenko vlerësohej pozitivisht vetëm nga 10% e të anketuarve. Fitorja e Selenskyjt është fitore nga zhgënjimi, që madje kufizohet deri në zemërim me parardhësin. Në duelin e propozuar nga Selenskyj në një stadium të Kievit, ai i tha presidentit aktual, Poroshenko: “Unë nuk jam kundërshtari juaj, unë jam dënimi juaj.”

Ukraine | Präsidentschaftswahlen | Volodymyr Selenskyi bei seiner Pressekonferenz (picture-alliance/dpa/AP Photo/S. Grits)

Por ka edhe arsye të tjera për këtë ndryshim pushteti në Ukrainë: Ukrainasit nuk i japin me dëshirë një shans të dytë krerëve të shtetit. Nga 5 presidentët pas pavarësisë, vetëm Leonid Kutshma arriti të rizgjidhej në vitin 1999. Sipas vëzhguesve, Poroshenko i mbivlerësoi sukseset në politikën e jashtme si udhëtimin pa viza në Shengen apo marrëveshjen e asociimit me BE.

Pasi tek qytetarët ndërkohë rritej pakënaqësia – duke filluar nga politika e sforcuar kulturore proukrainase pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, përmes ndërrimit të emrit të qyteteve, rajoneve apo rrugëve që mbanin emra sovjetikë – e duke vazhduar me rritjen e çmimit të gazit dhe akuzat për korrupsion nga rrethi i Poroshenkos. Përpjekja e Poroshenkos për t’u profilizuar si komandat i forcave të armatosura në luftën e Donbasit nuk funksionoi. Sipas vëzhguesve, fushata zgjedhore e Poroshenkos ishte e dobët dhe pa ide të reja. Në të njëjtën kohë konkurrenti i tij mënjanoi intervistat, ai u përpoq të fitonte votues përmes mediave sociale – me sukses.

LEXO EDHE:  Ku do të pozicionet LSI nëse PS del me 71 vota/Përgjigjet Vasili

Do të bëjë Selenskyj kompromise me Rusinë?

Poroshenko e humbi mbështetjen në rajonet qendrore të vendit. Por pesha e tyre duket se është rritur pas humbjes së Krimesë dhe një pjese të Donbasit. Kjo vlen edhe për rajonin shumë të populluar, Dnipropetrovsk. Ndoshta rezultati kaq i mirë i Selenskyjt lidhet edhe me atë, se ai vjen nga Kryvyj Rihu, qyteti i dytë industrial më i madh i rajonit. Por rezultatet më të mira Selenskyj i arriti në rajonet rusishtfolëse në jug dhe lindje të vendit.

Ukraine | Präsidentschaftswahlen | Reaktion Wolodymyr Selenskyj (picture-alliance/dpa/AP Photo/S. Grits)Selenskyj me bashkëshorten

Pyetja se si do të sillet Selenskyj ndaj Moskës është një nga provat më të mëdha të presidencës së tij. Ende ai flet pak për këtë dhe pranon kursin e deritanishëm të integrimit proeuropian. Por vëzhguesit llogarisin me një gatishmëri më të madhe të tij për kompromise ndaj Moskës, të cilat ai vetë madje i ka lënë të kuptohen. Një nga pikat më të rëndësishme do të jetë fati i marrëveshjes së Minskut, gati të bllokuar, që do të bënte riintegrimin e rajoneve separatiste, Donjeck dhe Luhansk.

Rreziqet më të mëdha pas fitores

Për të tejkaluar pikën e vdekur të marrëveshjes së Minskut dhe për të bërë reformat në vend, Selenskyjt i duhet shumica në parlament, që do të zgjidhet në vjeshtë. Në sondazhe partia e re e krijuar e Selenskyjt, “Shërbëtor i popullit” kryeson sondazhet. Por shumë gjëra varen nga muajt e parë të presidencës së tij. Poroshenko ndërkohë bëri të ditur, se do të qëndrojë në politikë për të mbrojtur arritjet e deritanishme. “Presidenti i ri do të ketë një opozitë të fortë”, tha ai.

Një nga rreziqet më të mëdha pas fitores është rreziku i një konfrontimi të ri në shoqërinë ukrainase. Zgjedhjet tregojnë sërish ndarjen e vjetër në një kamp pro rus dhe pro perëndimor. Kësaj i shtohet një vijë e re ndarëse brenda kampit properëndimor – në përkrahës dhe kundërshtarë të Selenskyjt. Rrezik tjetër sipas kritikëve është influenca në rritje e oligarkëve, sepse Selenskyjt i mungon përvoja në politikë.

Ukraine | Präsidentschaftswahlen | Reaktion Wolodymyr Selenskyj (Reuters/V. Ogirenko)

Pas raundit të parë të zgjedhjeve, Poroshenko bëri të ditur, se Selenskyj është një marionetë në duart e oligarkut, Ihor Kolomojskyj.  Sfidë tjetër për fituesin e zgjedhjeve është edhe pritshmëria e lartë e njerëzve ndaj tij. Por krahasuar me paraardhësit e tij, Selenskyj e ka një avantazh: Ai premtoi kandidimin vetëm për një mandat./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ukraina në protestë/ Kërkohet largimi i Presidentit

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Lista e dëmeve të zgjedhjeve vendore pa opozitë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Demokratët peticion kundër zgjedhjeve në PD/Të anulohet farsa e nisur nga Basha

LEXO EDHE:  Demokratët peticion kundër zgjedhjeve në PD/Të anulohet farsa e nisur nga Basha

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: