LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dule apel qytetarëve/ Duhet të reflektoni, e keqja e përbashkët e ka emrin Edi Rama

23 Prill 2019, 09:27, Aktualitet CNA
Dule apel qytetarëve/ Duhet të reflektoni, e keqja e

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një prononcim për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD për krijimin e koalicionit opozitar, i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve.

Ai theksoi se është momenti t?i drejtohemi ndërgjegjes qytetare, pasi sipas Dules, çdo sekont më tepër i Ramës në pushtet, është kosto për shqiptarët.

?Është momenti t?i drejtohemi ndërgjegjes qytetare. Edi Rama çdo sekont në pushtet është një kosto më tepër në jetën e qytetarëve dhe në brezin e ardhshëm. Duhet të reflektoni, e keqja është e përbashkët dhe të gjithë së bashku duhet ta largojmë atë.?-tha Dule.

Më tej ai tha se do të jenë qytetarët ata që do i japin fund këtij fenomeni, ndërsa theksoi se Edi Rama është e keqja e këtij vendi.

?Zgjedhjet pa opozitën nuk kanë kuptim, janë ata që me reagimin e përditshëm, me vendosmërinë e tyre do t?i thonë ndal këtij fenomeni që mban emrin Edi Rama, i cili ka vënë në rrezik çdo perspektivë të jetës së qytetarëve?-tha ndër të tjera Vangjel Dule.

Lajmet e fundit nga