LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të habiteni/Njihuni me traditat më të veçanta dhe të çuditshme në të gjithë botën

23 Prill 2019, 12:25, Kuriozitete CNA
Do të habiteni/Njihuni me traditat më të veçanta dhe

1/Sigurohuni që kurrë në Meksikë të mos dhuroni një trëndafil të verdhë. Ngjyra për kulturën në fjalë  imbolizon vdekjen.

 

2/Në shumë vende të Lindjes së Mesme, të hash ose të takosh dikë me dorën e majtë konsiderohet tepër e pasjellshme. Kjo për vetë faktin se dora e majtë përdoret për t’u pastruar në tualet dhe e konsideruar si dora e pistë, nuk mundet kurrsesi të kryejë funksione të tjera.

3/Shumë turistë habiten kur vënë re se në Indi, letrat higjienike nuk para përdoren. Në vend të saj gjendet një enë e vogël me ujë. Përdorimi i letrës në fjalë konsiderohet një ide e keqe, pasi rrezikon të bllokojë tubacionet dhe sigurisht nënkupton më shumë shpenzime dhe ndotje.

4/Në komunitetin e Tidong- ut, Indonezi, çifti i sapomartuar nuk duhet të shkojë në tualet të paktën tre ditë pasi ka kurorëzuar dahsurinë. Kjo për vetë faktin se konsiderohet fat i keq, çfarë i shtyn familjarët ta survejojnë çiftin dhe t?i japin shumë pak ujë e ushqim.

5/Nëse në shumë qytetërime, të pështyerit konsiderohet një gjest aspak i hijshëm, në fisin Maasai të Kenias, gjesti në fjalë shërben si përshëndetje. Anëtarët e fisit pështyjnë në duar dhe më pas i bashkojnë me njëri- tjetrin E njëta gjë bëhet edhe të foshnja e sapolindur apo te nusja, si një mënyrë për të transmetuar bekim dhe fat të mirë.

 

6/Në Hungari do t?ju bëjë përshtyje një fakt tepër interesant. Njerëzit nuk i trokasin gotat kur pinë. Tradita daton që në vitin 1848, ku Austria mposhti revolucionin hungarez dhe festoi duke bërë pikërisht këtë gjë: Chin-chin me gotat!

7/Një dasmë tradicionale kineze karakterizohet nga plot një muaj vajtim nga ana e nuses. Më pas, pranë saj vijnë familjarët dhe anëtarët e tjerë të familjes duke përfaqësuar gëzimin e jetës së re që e pret./Burimi:BrightSide

 

 

Lajmet e fundit nga