LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ PD nënshkruan sot marrëveshjen me aleatët

23 Prill 2019, 06:52, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ PD nënshkruan sot marrëveshjen me aleatët

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar disa ditë më parë, Partia Demokratike pritet që ditën e sotme të nënshkruajë marrëveshjen me partitë aleate, për krijimin e koalicionit opozitar.

Mësohet se një nga pikat e kësaj marrëveshje është kushti i panegociueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Kujtojmë këtu se prej më shumë se dy muajsh, opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, pa Ramën kryeministër, e cila sipas tyre do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Opozita pretendon se  kjo do t?i hapë rrugë drejtesisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet dhe do t?i hapë vendit rrugën e integrimit drejt BE-së.

Disa nga partitë që pritet të nënshkruajnë këtë marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.

Lajmet e fundit nga