LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detajet e aksionit opozitar/ Ja çfarë i propozuan Bashës

22 Prill 2019, 11:39, Aktualitet CNA
Zbulohen detajet e aksionit opozitar/ Ja çfarë i propozuan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Këshillin e Kryetarëve, ku është dikutuar në lidhje me aksionin opozitar.

Mësohet se gjatë këtij takimi është vendosur që protesta e radhës kombëtare e opozitës, të mbahet me datë 11 maj, në orën 18:30.

Por, nga ana tjetër drejtues të degëve të PD-së, gjatë mbledhjes së sotme, kanë kërkuar një radikalizim të lëvizjes opozitare.

Mësohet se ata kanë propozuar bllokim të akseve rrugore kryesore në Tiranë.

Kështu është propozuar që protestuesit të bllokojnë kalimet te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, sheshi Shqiponja dhe Zogu i Zi, që përbëjnë edhe akset kryesore rrugore në kryeqytet.

Po kështu është hedhur idea që protestuesit të reagojnë më ashpër në rastet kur sulmohen nga policia me gaz, sikundër ka ndodhur në shumicën e protestave opozitare. Në këtë kuadër është propozuar që asaj që konsiderohet si dhunë e policisë ndaj protestuesve, të ketë kundërpërgjigje në mënyrë proporcionale.

Por, ndërkohë që Bashës duket se po i del situata nga duart në lidhje me disa nga kryebashkiakët aktualë, ku shumë prej tyre mund të mos i bindën urdhërit për të bojkotuar zgjedhjet, sot në mbledhje është propozuar edhe djegia e mandateve të këshilltarëve të opozitës në Këshillat Bashkiake, që drejtohen nga PD dhe LSI.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se kryetarët i kanë kërkuar Bashës që që të mos tërheqë protestuesit apo të bëjë zhvendosjen e tyre, duke kërkuar një qëndresë më të madhe dhe radikalizim të aksionit.

mësuar se në takimin me dyer të mbyllura ka pasur debate veçanërisht mbi radikalizimin e lëvizje opozitare. Mësohet se kreut demokrat Basha i është kërkuar që të mos tërheqë protestuesit apo të bëjë zhvendosjen e tyre, duke kërkuar një qëndresë më të madhe.

Lajmet e fundit nga