LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

22 Prill 2019, 14:54, Aktualitet CNA
Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e tij dhe pastaj vrau edhe veten.

Mësohet se burri që kreu vrasjen ka qenë i sëmurë psikik, ndërsa familjarët e tij ishin rrezikuar edhe më herët.

Mësohet se para një viti kishte tentuar të vriste gruan e tij, e policia i kishte konfiskuar armët. Por siç raportojnë mediat në Kosovë, ky person kishte blerë sërish armë dhe sot ai u mori jetën dy familjareve dhe vetes. Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike ka qenë prezent edhe një fëmijë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga