LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Supergrabitja e Rinasit/ Prokuroria lëshon 12 urdhër arreste

22 Prill 2019, 16:27, Aktualitet CNA
Supergrabitja e Rinasit/ Prokuroria lëshon 12 urdhër arreste

Detaje të reja kanë dalë rreth grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit me 9 Prill.

Katër persona u arrestuan si bashkëpunëtorë  në këtë grabitje. Në pranga kanë rënë shtetasit Oltion Veseli, 38 vjeç ,nga Kruja, Alkond Bengasi, 34 vjeç, nga Elbasani, por me banim në Tiranë, Renaldo Sula, 25 vjeç, nga Elbasani, dhe Saimir Çela, 28 vjeç, nga Kajani i Elbasanit

Sipas ?Report TV?, Prokuroria ka lëshuar në total 12 urdhër arreste në adresë të personave të dyshuar si pjestarë të bandës së grabitjeve në Rinas. Në mes tyre është edhe Klement Çala, i cili ka qenë i përfshirë edhe në grabitjet e mëparshme.

Mësohet se në kërkim është shpallur edhe vëllai i Klement Çalës,  shtetasi Eldi Çala, i njohur si krahu i djathtë i Admir Muratajt, i cili ka në pronësi servisin ku u modifikua furgoni për supergrabitjen e 9 Prillit. Eldi Çala shihet si një person kyç në zbardhjen e plotë të grabitjes./CNA.al

Detaje nga grabitja në Rinas/ Shkon në katër numri i të arrestuarve

Grabitja në Rinas/ Zbardhen emrat e të arrestuarve në Elbasan

Lajmet e fundit nga