LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata politike/ Edvin Kulluri leksion Bashës 

22 Prill 2019, 13:03, Aktualitet CNA
Situata politike/ Edvin Kulluri leksion Bashës 

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike, në të cilën ndodhet vendi.

I ftuar në emisionin Kapital, është shprehur se tërheqja e kryeministrit Rama do të lehtësonte situatën, por një gjë e tillë sipas tij nuk ka për të ndodhur.

?Negociata duhet të ketë, problemi është kushti që është vendosur. Tërheqja e Ramës do lehtësonte çështjen . Por, PS nuk e lëshon Ramën, dhe vetë ky nuk ka ndërmend të tërhiqet. Për me tepër edhe ndërkombëtarët shprehen se qeveria është legjitime dhe se djegia e mandateve është gabuar. Kjo është e papreçedentë dhe ka një ndikim jo pozitiv tek opozita?-tha Edvin Kulluri.

I pyetur se çfarë do të bënte ai pot ë ishte sot në vendin e Lulzim Bashës, Kulluri është shprehur se ai nuk do arrinte kurrë në këtë situatë ku ndodhet sot kreu i PD-së.

?Unë po të isha në vendin e Lulzim Bashës nuk do të arrija kurrë në atë pike. Nuk do kisha hyrë në çadër, s?do kisha bërë as marrëveshjen me Ramën, nuk do kisha përgatitur ato lista dhe nuk do isha sjellë si ai. Pas një humbje të tillë do kisha dhënë dorëheqjen, do kisha ikur ?-tha ndër të tjera Edvin Kulluri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga