Si ta mbani shtëpinë gjithmonë të pastër? Ja 5 ide brilante – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Si ta mbani shtëpinë gjithmonë të pastër? Ja 5 ide brilante

Publikuar

-

1. Mendoni “pastër” sapo hyni në shtëpi

Këpucët s’duhet të lihen kurrsesi tek dera. Edhe me rrobat që ishit jashtë, s’mund të uleni në divan. Ka shenja mikrobesh gjithandej!

2. Nuk lë asnjë enë!

Nëse zgjoheni dhe shihni një lavaman të mbushur me enë të palara, do të ndiheni keq e mos më keq. Enët do t’ju marrin nga 5 deri në 10 minuta, kështu që mos përtoni. Shtëpia merr pamje tjetër kur s’ka enë për t’u larë.

3. Pastroni sipërfaqet!

E kuptojmë nëse në një shtëpi është vënë apo jo dorë, nëse mbi tryezë apo dollap nuk ka asnjë grimcë pluhuri. Ata e dinë që për tu dukur gjithnjë të rregullt duhet të paktën të fshinë sipërfaqet e objekteve.

4.Krijoni hapësira të mjaftueshme.

Kur blini diçka të re, ato të vjetrat mund t’i dhuroni, shisni apo flakni. Nëse çdo gjë është në vendin e saj, shtëpia do të duket më e rregullt, më e madhe dhe më e pastër.

5. Ndiqni një plan pastrimi

Shtëpitë e pastra nuk ekzistojnë krejt rastësisht. E gjithë kjo ka një rregull pune, që duhet të kthehet në rutinë. Përshembull çdo të shtunë e kanë vendosur të bëjnë punë me themel, ndërsa ditët e javës përpiqen thjesht të mbajnë rregull.

 

Kuriozitete

Para, sfida dhe dashuri/ Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ditën e sotme

Publikuar

-

Dashi

Çfarëdo që të përpiqeni të përmbushni sot, do t’ia arrini qëllimit, mos u shqetësoni për këtë! Kjo është një ditë e mrekullueshme për ju, për të arritur një sërë qëllimesh që i keni vënë vetes.

Demi

Ka një mister zbavitës për ju për të zgjidhur. Për fat të mirë, do të merrni disa të dhëna të dobishme dhe emocionuese herët gjatë ditës. Dikush që zakonisht nuk e merrni shumë seriozisht, do të thotë diçka që do t’ju godasë si një e vërtetë e thellë.

Binjakët

Sot nga mendimet e shumta mund të ndiheni të hutuar, por kjo është plotësisht e kuptueshme. Duke i thënë gjërat me zë, do t’ju ndihmojë të përcaktoni cilat janë gjërat më të rëndësishme.

Gaforrja

Sa i saktë është vlerësimi juaj për financat? Vlera juaj është më shumë se vetëm paratë. Përdoreni eksperiencën për të realizuar disa projekte të rëndësishme të lëna pas dore.

Luani

Nëse jeni duke udhëhequr një grup, ose duke punuar me të tjerët sot, sigurohuni që të dëgjoni idetë që të tjerët sjellin në tavolinë. Duke vepruar kështu, ju do të fitoni besimin e ekipit dhe ata do të jenë shumë më të gatshëm të dëgjojnë idetë dhe sugjerimet tuaja gjithashtu.

Virgjëresha

Nëse po përpiqeni të gjeni një mënyrë të re për të organizuar jetën tuaj, duhet të mendoni të gjeni një profesionist për t’ju ndihmuar. Kërkoni që të keni pranë vetes njerëzit te të cilët besoni.

Peshorja

Gjithkush është unik në mënyrën e tij. Përpjekja për t’u përshtatur me çdo gjë që mendoni do të jetë vetëm një humbje e pakuptimtë e kohës. Ajo që duhet të bëni është të përqafoni faktin që jeni ndryshe.

Akrepi

Në vend që të humbni kohë duke u përpjekur të zbuloni rrënjën e problemit që keni në shtëpi, hyni në veprim që të zbusni tensionet sa më shpejt që të mundeni. Vendosja e paqes duhet të jetë qëllimi juaj kryesor tani.

Shigjetari

Sa me fat që jeni! Çdo gjë këtë ditë do të duket e ëmbël dhe e lehtë, kështu që duhet të bëni një pushim nga ‘dramat’ e jetës. Kur të keni kohë të lirë, bëjeni veten të vlefshëm për njerëzit e tjerë.

Bricjapi

Nuk ka asgjë falas, kështu që nëse dikush ju premton para të lehta, ose një të ardhme të sigurit financiare me pak ose aspak përpjekje, nuk duhet ta besoni. Besoni zërin tuaj të brendshëm.

Ujori

Ju me siguri do të ndiheni personi më i zgjuar në ambientin ku do të qëndroni, por madhështia juaj nuk do të shihet si një kërcënim për askënd. Në fakt, të gjithë do të jenë të kënaqur me ju. Përpiquni të jeni me këmbë në tokë, veçanërisht në çështjet e dashurisë.

Peshqit

Është krejtësisht e pranueshme që të mbështeteni në rrjetin e miqve dhe bashkëpunëtorëve të t’u për mundësitë e karrierës që kërkoni. Rrjeti juaj është i mrekullueshëm, por sot duhet të provoni veten edhe i vetëm. Në punë do t’ju duhet të kaloni disa sfida.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Sorrë që ngjan me një gorillë”/Videoja që po “shokon” rrjetin bëhet virale

Publikuar

-

Një sorrë e cila duket si një gorillë po bën xhiron e internetit dhe asnjë nuk mundi ta shpjegonte deri më tani.Pamjet e  filmuara në Nagoya, Japori, tregojnë një sorrë aspak të zakontë ndërkohë që lëviz kokën ndërsa përpiqet të drejtpeshohet.Videoja u shpërnda në Twitter nga përdoruesi Keitaro Simpson dhe më pas ajo u bë virale duke marrë më shumë se 9 milionë shikime.

Zogu në video është pozicionuar në një lloj mënyrë që ngjan sikur ka 4 gjymtyrë dhe ngjan jo pak me trupin e një gorille.

Por, tashmë gjithçka është shpjeguar nga një kërkuese e cila shpjegoi sjelljen e sorrës.Sipas Kaeli Swift se sorra në video ka një madhësi të konsiderueshme dhe kjo shpjegon edhe përmasat e kokës dhezogu po sillej normalisht, por thjesht këndi nga i cili është filmuar, ndërsa ndërronte pozicion, e ka bërë të duket si një gorillë.

Dr. Swift shkroi:

Ai thjesht po merr reze dielli. Kur zogjtë marrin rreze ata i lëshojnë krahët dhe ngrenë bishtin.”

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mendova se do më mbushnin me dhurata”/ 24 vjeçarja tregon “zhgënjimin” nga takimet me të moshuarit

Publikuar

-

Edhe pse ishte 19 vjec, Jessica Hyer mendoi se mund t’i paguante faturat e shkollës duke kryer marrëdhënie intime me burra më të moshuar se ajo të cilët ishin shumë të pasur. Gjithashtu ajo u rrit në Burnley, një nga lagjet më të varfra në Lancashire.Jessica nisi të studionte anglisht dhe dramë në universitet, por pas vitit të parë të shkollës e gjeti veten me 1500 paund borxh tek shokët e shoqet.

Puna si kamariere nuk i dilte për të paguar faturat dhe në këtë moment pa një reklamë në Facebook, në lidhje me faqet e internetit ku vajzat regjistrohen për të krijuar lidhje me “babushët e pasur”.

Por tani që është 24 vjeçe, ajo  paralajmëruar të gjitha adoleshentet dhe gratë, të cilat mund të bien në të njëjtin kurth.

Ajo është shprehur për “Metro” duke thënë se:

Mënyra se si dalja me “babushët” është reklamuar, është shumë problematike. Ka shumë femra në nevojë, apo vajza të vogla, të cilat gënjejnë për moshën e tyre në ato sajte.Mos më keqkuptoni. Disa vajza e duan këtë si punë dhe krijojnë marrëdhënie shumë të mira me këta lloj meshkujsh.Mua më intereson ajo pjesë e femrave që kanë nevojë për mbështetje dhe krijojnë eksperienca jo të mira, si puna ime.Njerëzit nuk duhet të mendojnë se është shumë qejf, apo glamur kjo punë, pasi nuk është kështu”.

“Kur shikon në këto faqe, të shfaqen imazhet e meshkujve të rinj dhe tepër tërheqës. Nga fotot e tyre mund të mendosh se këta meshkuj mund të jenë mentorët e tu, ose ndoshta do të të ndihmojnë të bësh karrierë. Fillimisht nuk i shikon në mënyrë seksuale. Në fund të fundit, seksi është qëllimi dhe interesi i tyre i vetëm”.Shumë shpejt Jess mësoi se të dilte me “babushët” ishte shumë më larg imazhit që ajo kishte krijuar në kokën e saj, i cili është i përbashkët tek të gjitha të rejat.Ato mendojnë se këta burra do t’i mbushin me dhurata dhe do t’i mbështesin gjihmonë.”

Jessica tregon se është paguar 150 paund vetëm për të takuar një burrë, por më vonë, kur vijonte të kishte nevojë për para, u detyrua të pranonte të kryente marrëdhënie me ta, për të pasur shumat në dorën e saj.

Burimi:https://metro.co.uk/2019/06/24/sugar-daddy-dating-fund-uni-left-student-reliant-sex-cash-10034610/

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending