Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Publikuar

-

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas. Reka zuri vendin e tretë.

Në bazë të rezultateve preliminare të KSHZ, kandidati Blerim Reka ka marrë 79.915 vota apo 10,57 %, Gordana Siljanovska-Davkova ka fituar 319.240 vota (42,24 %) dhe kandidati Stevo Pendarovski ka marrë 323.846 vota, apo 42,85%. Fletëvotime të pavlefshme kanë dalë 32.828 fletëvotime. Ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë gjithësejt 755.816 persona me të drejtë vote (41,82%).

Në raundin e dytë në balotazh, me 5 maj për postin e kandidatit të presidentit të Maqedonisë së Veriut do të garojnë kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska Davkova.

Pendarovski: Koncepti për Maqedonin evropiane do të fitojë me 5 maj

Präsidentschaftswahlen Mazedonien (Reuters/O. Teofilovski)

Kandidati për president i përkrahur nga blloku qeveritar Stevo Pendarovski ka thënë se është i kënaqur me procesin zgjedhor. Pendarovski falënderoi të gjithë nacionalitetet në vend, duke theksuar se koncepti “bashkë përpara” duhet të vazhdojë dhe të triumfojë në rrethin e dytë. Ai mes tjerash tha se vendi 10 vitet e fundit fatkeqësisht nuk ka pasur një president të duhur dhe se po pret me padurim të marrë postin e presidentit për ta integruar sa më parë vendin në strukturat euroatlantike.

“Shumica e qytetarëve nga të gjitha etnitë u deklarua se dëshiron të ecë përpara, drejt një shteti të suksesshëm për të gjithë ne. Koncepti “së bashku përpara” do ta rumbullaksojë fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Votimi më 21 prill kaloi në frymën demokratike dhe pres që e njëjta të ndodhë dhe në rethin e dytë dhe t’i përfundojmë këto zgjedhje, sepse” Së bashku përpara” nuk është vetëm koncept, por dhe aksion i plotë. Mezi pres që të filloj me punë drejt rrugës euro-atlantike dhe Maqedonisë së zhvilluar ekonomike për të gjithë. Zgjedhja në raundin e dytë do të jetë më e lehtë”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Siljanovska: Beteja sapo ka filluar

Präsidentschaftswahlen Mazedonien (Reuters/O. Teofilovski)

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljaniovska-Davkova ka falënderuar VMRO-në dhe koalicionin për mbështetjen dhe besimin. Siljanovska-Davkova tha se beteja sapo ka filluar, ajo theksoi se nëse mblidhen edhe votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka do të shihet se kundërkandidati Stevo Pendarovski, i cili është përkrahur nga qeveria, ka pësuar humbje të thellë.

LEXO EDHE:  Apeli i CDU/CSU për zgjedhjet/ Vasili: Rama i vetëm përballë gjithë botës

“E di që beteja tek tani fillon, por mendoj se nëse ne fituam një numër të madh të votave, dhe nëse në këto i bashkangjesim votat e Blerim Rekës si kandidat i pavarur i mbeshtetur nga dy partitë opozitare shqiptare, gjendja është e qartë. Se ne të dy bashkërisht flisnim për sundimin e së drejtës për t’i dhënë fund korrupsionit dhe krrimit. Rrëfimi ynë është demokratik, europian dhe ne vetëm në këtë mënyrë mund të marrim datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, është shprehur Gordana Siljanovska-Davkova.

Reka: Jam i kënaqur me rezultatin e arritur

Nord-Mazedonien Präsidentschaftswahlen - Blerim Reka (DW/P. Stojanovski)

Kandidati për president Blerim Reka ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se kjo ka tejkaluar pritshmëritë e tij. Ai tha votat e fituara paralajmërojnë një pranverë politike në të ardhmen, pasi që sipas tij, zgjedhjet parlamentare që do të mbahen shumë shpejtë.

“Ne jemi të kënaqur. Kjo i ka tejkaluar pritshmëritë tona. Kemi rezultat të shkëlqyeshëm dhe në të gjitha komunat me shumicë shqiptare jemi përpara, ndërskohë që kemi marrë vota edhe në të gjitha komunat maqedonase. Kjo është për t’u shënuar, sepse siç e kemi thënë, koncepti ynë “Republikë për të gjithë” ,është koncept universal për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”.

Reka mendon se do të jetë shumë vështirë që në raundin e dytë të arrihet cenzusi i 40% të daljes në votim. Procesi zgjedhor nga të tre kandidatët për president, si dhe nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare që i kanë vëzhguar zgjedhjet, është vlerësuar si korrekt, i lirë dhe demokratik. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 5 maj./ DW

Aktualitet

Deklaratat për dorëheqje/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar Ilir Metën

Publikuar

-

By

hoxha per grabitjen e Rinasit

Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se i qëndron asaj çka ka thënë më herët nga qyteti i Pogradecit ku paralajmëroi djegien e mandatit të tij e deri në ekstremin e vetëflijimit.

Sipas Hoxhës, dorëheqja e presidentit as prish punë dhe as ndreq punë.

Postimi i plotë:

Presidenti serish ka ofruar doreheqjen e tij sot. E bela e madhe qe na ka zene!!!

Opozita, qe po ben gati molotovet per neser dhe mileti, i kerkojne me force dhe mezi presin te jap doreheqjen kryeministri, ky tjetri qe nuk i kerkon njeri as te jap doreheqjen dhe as te sakrifikohet si Salvador Allende duke vrare veten ne zyre(Larg qofte inshallah), del dhe na kujton xhenazene.

Po c’ke o burre i dheut, tek je mire e bukur pse e trazon dynjane kot me skenare fatkeqesish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend ne keto 30 vite post-komunizem, sa te perballoje dhe nje humbje apo gjeme kaq te madhe?!!!

Kur nuk te thote njeri as plac, e jo me jep doreheqjen apo sakrifikohu me vetvrasje, cfare dreqin ke qe i con neper mend belara te tilla me zarar!!!!

Pashe zotin se jemi ne muaj Ramazani dhe nuk mbajme dot me, por me mire kap ndonje iftar me qetesi dhe dashuri dhe lerja kryeministrit ta mendoje thelle si doreheqjen si sakrifikimin me vetvrasje.

Jo per gje por si doreheqja jote, si vetvrasja jote ne keto momente(larg qofte inshallah) as prish pune e as ndreq pune.

Tjeterkujt i kerkohet dhe i urohet, si doreheqja, si vetvrasja…se ti na duhet shendoshe e mire si kokrra e molles per halle te tjera…

LEXO EDHE:  Apeli i CDU/CSU për zgjedhjet/ Vasili: Rama i vetëm përballë gjithë botës

Dy qendrimet ekstreme te presidentit:

20 mars 2019

“Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues jam i gatshëm për të dyja ekstremet:

1)-Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara,

2)-e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqiperi.

24 maj 2019

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

12 lojtarët pa të cilët nuk mund të bëjnë dot klubet e mëdha/ Kjo është lista e plotë

Publikuar

-

Gjiganti i famshëm mediatik, ESPN, ka publikuar një artikull me listën e 12 lojtarëve pa të cilët klubet e tyre nuk mund të bëjnë dot.

Fakt jo shumë i njohur: Kur Beyonce këndoi, “Do ta gjej një tjetër si ti deri nesër, kështu që mos mendo kurrë që je i pazëvendësueshëm”, ajo nuk po fliste për Lionel Messin apo Virgil Van Dijk apo edhe këdo tjetër në këtë listë, shkruan ESPN.

Të gjithë lojtarët e një ekipi kanë rëndësinë e tyre, por ndikimi i disave në fushën e lojës dhe jo vetëm është shumë më i madh sesa të tjerët. Lista e plotë është si më poshtë:

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Berisha: Rrezikohet përplasja civile

Barcelona: Lionel Messi
Manchester City: Fernandinho
Liverpool: Virgil van Dijk
Manchester United: Paul Pogba
Juventus: Joao Cancelo
Bayern Munich: Thiago
Real Madrid: Casemiro
PSG: Kylian Mbappe
Chelsea: Eden Hazard
Atletico Madrid: Jan Oblak
Tottenham: Christian Eriksen
Arsenal: Aaron Ramsey


/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha i bën thirrje popullit/ “Nesër në protestë për demokraci”

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme. Basha ka shkruar në rrjetet sociale se duhet të marrin pjesë sa më shumë njerëz për të treguar “vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira”.

Në postimin e tij Basha ka bashkëngjitur edhe një video.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Berisha: Rrezikohet përplasja civile

Postimi i plotë i Bashës

“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Close