LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

22 Prill 2019, 12:56, Aktualitet CNA
Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se tre persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, rreth orës 13:20 të mesditës së sotme, në rrugën ?Bill Klinton”.

Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë nusen e djalit, gruan e tij, pastaj edhe veten.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe  një fëmijë.

Lajmet e fundit nga