Connect with Us

Protected: Djalin tek Krimet e Rënda, gruan në Universitet/ Prokurori blen tre makina në një vit

Aktualitet

Protected: Djalin tek Krimet e Rënda, gruan në Universitet/ Prokurori blen tre makina në një vit

Publikuar

-

Prokuroria per krime te renda perfshihet ne skandal

Kronika

Arrestohet shefi i Komisariatit në Fushë-Arrëz/ Akuzohet për përdhunim

Publikuar

-

Nga

Një tjetër skandal seksual është zbuluar pas abuzimit seksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

Mësohet se mbrëmjen e sotme është ndaluar shefi i komisariatit të Fushë-Arrëzit pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit, disa vite më parë.

Lajmi është konfirmuar nga SHÇBA e cila shkruan se është ndaluar shtetasi me inicialet  I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Policisë në Fushë Arrëz, në DVP Shkodër.

“Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar mbrëmjen e së premtes shefin e Stacionit Policor Fushë Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder.

LEXO EDHE:  “Çmendet” gjykatësja/ Mos u kruani me Fjoralba Priftin

LEXO EDHE:  Skeda e pasurisë së gjyqtarit të Apelit/ Si e ka ndryshuar pasurinë nga 2003 në 2017

Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Policia thotë se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme. Ndërkohë sipas të njëjtave burime autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qendër Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja”/ Opozita i pa me dyshim formulat për depolitizimin e administratës zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes marrëveshjen për reformën zgjehore, ndërsa shumica pranoi të tërhiqej nga një repj rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e opozitës e cila I pa me dyshim formulat e propozuara për këtë qëllim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila së bashku me ambasadorin e Bashkimit europian Luigi Soreca nxitën fuqimisht arriyjen e një kompromisi mes palëve, tha pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ishte e pranishme se “Secila parti e secili person dha kontributin e tij, por edhe ka hequr dorë nga diçka. Dhe e bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria ajo që përfiton. Ky është një moment krenarie”, theksoi ajo duke shtuar se “disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, ky është një hap i madh përpara, dhe shpresoj të jetë dicka nga e cila secili mund të përfitojë”. Ndërsa në një deklaratë të shpërndarë më pas ambasada amerikane vë në dukje se “marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve. Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun”, nënvizon deklarata.

Nga ana e tij ambasadori Soreca u shpreh gjithashtu se BE-ja e mirëpriste marrëveshje e cila “ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne patëm një marrëveshje të mirë, pas një diskutimi të gjatë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikonte dhe shqyrtonte më tej detaje të tjera që lidhen me depolitizimin e administrimit zgjedhor. Kjo është në linjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe ne e mbështesim. Bazuar në këtë shumica e pranoi ndryshimin dhe kemi marrëveshjen”, shpjegoi ambasadori Soreca. Ai theksoi më tej se “prej kësaj mbrëmjeje, Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, sepse një nga kushtet për çeljen e negociatave, do të përmbushet së shpejti. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë, pasi javën që vjen. Komisioni Europian, do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE. Kështu që le të ecim përpara”, tha zoti Soreca.

LEXO EDHE:  “Gjarpërinjve do t’u shtypen kokat”/ Basha i përgjigjet Ramës për Vettingun

LEXO EDHE:  Mund të bëheni të pasur/Libri i rrallë i "Harry Potter" në ankand me shumën marramendëse

Marrëveshja u përshëndet dhe nga Prania e OSBE-së në Tiranë. “Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë”, nënvizohet në një deklaratë të shpërndarë në mbrëmje. “Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur”, shprehet OSBE-ja./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë përmban marrëveshja me 12 pika mes palëve për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore është publikuar dokumenti i nënshkruar nga anëtarët e Këshillit Politik, konsencusi mes të cilëve u arrit pas gjashtë ditësh bisedime intensive.

Marrëveshja përmban 12 pika, ku përfshihen dakordësitë për identifikimin biometrik dhe administratën zgjedhore.

12 pikat e dakordësuara

1.Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet te nise me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen te mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve ne zgjedhjet e ardhme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

2.KQZ do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin deh zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë CEC në trajnimin për procedurën.

3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

4.Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

LEXO EDHE:  (Video) Në fillim paraqitet si njeri i varfër dhe refuzohet nga restoranti, pastaj vjen me Ferrari…

LEXO EDHE:  Mund të bëheni të pasur/Libri i rrallë i "Harry Potter" në ankand me shumën marramendëse

5.Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.

6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

7.Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

8.Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)

9.Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

10.Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që  të reflektojnë marveshjen PARA se ajo të kalojë në Parlament dhe PA ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, Para votimit.

11.Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve

12.Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhsme parlamentare e lokale.

LEXO TE PLOTE