LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni opozitar/ Basha takim me aleatët

22 Prill 2019, 14:22, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ Basha takim me aleatët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një mbledhje me Kryesinë e Partisë dhe më pas priti në selinë e PD-së, 15 kryebashkiakët e djathtë ku u diskutua rreth aksionit opozitar.

Mësohet se Basha ka vendosur që mosbindja civile të nisë që këtë të enjte përballë Parlamentit dhe të vijojë me mosbindje rajonale duke bllokuar akse kryesore nëpër qytete.

Ndërkohë mësohet se kreu i PD-së do të zhvillojë nesër në selinë e PD-së një takim me aletaët e tij për të rënë dakord me një marrveshje rreth aksionit të ri opozitar.

Njëherazi mësohet se aleatët e opozitës do t?i parashtrojnë  Lulzim Bashës kërkesën e tyre për ndryshim të sistemit zgjedhor nga propozcional në mazhoritar, gjë të cilën e kanë theksuar disa herë në prononcimet e tyre për mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga