Connect with Us

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Aktualitet

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Publikuar

-

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Balotazhi ka vënë përballë njeri-tjetrit presidentin aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodimir Zelenski, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.

41-vjeçari Zelenski, megjithëse pa përvojë politike, kryeson në anketa. Fushata e tij mori hov pas një fillimi të vakët, ndërkohë që votuesit po shprehen gjithnjë e më të zhgënjyer nga korrupsioni, problemet ekonomike dhe konflikti në lindje të vendit.

Presidenti Poroshenko është përpjekur të mobilizojë bazën e tij me një tubim në Sheshin Pavarësia në qendër të Kievit të premten në darkë, disa orë para një debati televiziv me rivalin e tij. Zoti Poroshenko ka theksuar disa herë se rivali i tij do të shfrytëzohet nga Presidenti rus Vladimir Putin nëse zgjidhet në krye të vendit. Ai është përpjekur të nxisë frikën se me zgjedhjen e Zelenskit do të dëmtoheshin shanset e Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  SHBA/Ndihmë prej 18 milionë dollarësh për Ukrainën

Zelenski ka shmangur intervistat për median, por ka vazhduar shfaqjet komike në të gjithë vendin. Ai flet për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Po ashtu ai thekson nevojën për përpjekje më të mëdha për të integruar kryengritësit në lindje të vendit./VOA/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Artan Hoxha, shkruan se një ndër karakteristikat e këtij grupi është përulja që u tregohet drejtuesve të saj, nga anëtarët e organizatës.

Duke bërë një paralelizëm, përmes ironisë, Hoxha ka publikuar dhe disa foto të dy zyrtarëve shqiptarë, Meta dhe Veliaj, ndërsa shton pyetjen se kush është kapo, duke u bazuar nga foto.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet konflikti/ Meshkujt rus nuk lejohen të hyjnë në Ukrainë

LEXO EDHE:  Kerri takon Putin për Ukrainën dhe Sirinë

Respekte kapo….

Nje nga karakteristikat e NDRAGETA-s, eshte respektimi dhe perulja qe u tregohet drejtuesve te saj, nga anetaret e organizates.

Mjafton te shikosh menyren se si e nderojne shefin gjate takimeve ne publik, per te kuptuar se kush eshte kapo i organizates…

Ngjashmeria me disa foto te meposhteme eshte thjesht nje koiçidence e rastit

Kush duket si BOSS-i ketu???!!!

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup.

Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93).

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi.

Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona.

Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

LEXO EDHE:  Poroshenko dekreton Sakaashvilin guvernator te Odesës

LEXO EDHE:  Poroshenko dekreton Sakaashvilin guvernator te Odesës

Ulja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

“Duke qenë se numri i të infektuarve ka rënë, nga 1 shkurt 2021 të gjithë punonjësit e administratës do të kthehen në vendet e tyre të punës, me orar të plotë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, e cila kërkon mendim nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive nëse nga ky vendim mund të lirohen kategoritë e rrezikuara, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Në kuadër të masave lehtësuese, objektet e gastronomisë, restorantet e objektet tjera shërbyese kanë zgjatur orarin e punës deri në orën 21:00 ndërsa nga 28 janari ato do të mund të punojnë deri në orën 23:00.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Publikuar

-

Nga

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje.

Duma shprehet se kjo padi është një tregues që Veliaj është i “kapur kokë e këmbë” nga mafia, teksa thekson se kjo nuk do e ndal.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE