LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet në Sri Lanka/ Ish deputeti: Akt monstruoz terrorist

21 Prill 2019, 09:08, Aktualitet CNA
Sulmet në Sri Lanka/ Ish deputeti: Akt monstruoz terrorist

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmeve terroriste në Sri Lanka ku mbetën  të vdekur 150 persona.

Shehu shprehet se ky është një akt monstruoz terrorist dhe është i mirë organizuar. Sipas tij, sulme të tilla konfirmojnë të vërtetën, se beteja e madhe për paqe, demokraci nuk ka përfunduar e është akoma e hapur.

Postimi i plotë:

Te gjthe keqardhjen per viktimat e shumta sot ne Siri Lanka, perbuzjen e thelle ndaj terrorizmit e radikalizmit.

Nje krim monstruoz terrorist, mbi bazen e ekstremizmit, radikalizmit, fondamentalizmit, mire i organizuar e i gjere, kete dite te Pashkeve godet jo vetem kristianet, por njerezimin mbare, vlerat tona universale.

Mbi 150 te vrare ne Kisha e hotele te Siri Lankes nga struktura te tilla kriminale, qe perdorin emrin e Zotit e Fese, vecse per qellime nga me te errtat e antinjerezore.

Te tilla ngjarje konfirmojne te verteten, se beteja e madhe per paqe, demokraci, bashkejetese, plurikulture, liri e zhvillim nuk ka perfunduar e eshte akoma e hapur, pavaresisht se shpesh kamuflohet ne forma te ndryshme dhe e keqja tentohet te ofrohet e ?sheqerosur?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga