Connect with Us

Përplasen dy automjete/ Plagosen shtatë persona

Aktualitet

Përplasen dy automjete/ Plagosen shtatë persona

Publikuar

-

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Sipas informacioneve në aksident kanë mbetur të plagosur 7 persona, ku mes tyre edhe 3 fëmijë. Mësohet se automjetet që u përplasën janë të tipit “Toyota” dhe një “Benz”.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fiershegan. Aktualisht të lënduarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Lushnjes. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po pengon hapjen e negociatave”/ PAA: Rama kërkon shkatërrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Korrupsioni dhe dhe kapja e shtetit rrezikojnë financimet e BE për Shqipërinë/ Duka: Këmbanë alarmi për Ramën

Partia Agrare Ambientaliste ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po pengon me vetëdije çeljen e negociatave.

Sipas PAA-së, kryeministri Edi Rama kërkon të shkatërrojë zgjedhjet e 2021.

“Me qëndrimin arrogant dhe të papërgjegjshëm të bllokimit dhe mos-respektimit të marrëveshjes së 5 Qershorit 2021, Rama po vonon dhe pengon me vetëdije çeljen e negociatave, po vonon dhe dëmton fillimin e përgatitjes së partive politike dhe koalicioneve respektive për zgjedhjet parlamentare 2021.



Kjo sjellje politike e Ramës është tipike e liderëve autoritarian dhe neo-diktatorial që janë armiq të përbetuar të demokracisë, të lirisë së fjalës së lirë dhe të ndarjes së balancës dhe kontrollit të tre pushteteve kushtetuese, kuvendit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

LEXO EDHE:  Humb kontrollin e mjetit/ Plagosen dy persona

LEXO EDHE:  Rrezikonin mbytjen me gomonen/ Forca Detare shpëton dy persona

Rama nuk i do por edhe nuk është i lirë të lejojë zgjedhje të lira sepse edhe sipas vlerësimeve ndërkombëtare Rama drejton qeverinë më të paaftë dhe thellësisht të korruptuar deri në kapje të shtetit.

Përballë pasojave të kësaj situate kritike për të sotmen dhe të ardhmen, është koha për reagim protestues, është koha për të arritur një votë plebishitare kundër diktaturës së pushtetit absolut të Ramës dhe hajdutëve të tij.”-thuhet në deklaratën e PAA-së.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rama do të mbajë tepsinë, Mona s’do t’i shqitet Lulit…”/ “Shpërthen” Hajdari: Unë nuk heq dorë

Publikuar

-

Nga

Shpërthen Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë, Mona s'do t'i shqitet Lulit...

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari nuk doli e kënaqur nga mbledhja e djeshme e Këshillit Politik, duke thënë se do të këmbëngulë për hapjen e listave në masën 100%.

Ajo ka akuzuar tre partitë më të mëdha në vend, PS-PS-LSI ku sipas saj nuk po kërkojnë ndryshim, por po “luajnë” për interesat e tyre personale.



Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shprehet e bindur se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj.

“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqesimi gjinor nuk garantohet në masën 30%.
Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz.
Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne.
Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë pergjigje përfundimtare”, shkruan Hajdari.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Publikuar

-

Nga

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasat nuk kanë fillojnë procesin mësimor

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë vënë re shenja të COVID-19.

Sipas burimeve  theksohet se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.



Gjithashtu burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin në Korçë/ Plagosen rëndë burrë e grua

LEXO EDHE:  Foto-Shembja e shtëpive/ Banorët përplasen me policinë,nuk kursejnë fëmijët

Kjo nuk është hera e parë që në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues dhe janë karantinuar 4 të tjerë.

LEXO TE PLOTE