LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk ka festa ditëlindjesh për mua mami"/Mesazhi prekës i mamasë së 10 vjeçarit autik

21 Prill 2019, 11:40, Aktualitet CNA
"Nuk ka festa ditëlindjesh për mua mami"/Mesazhi prekës

Prilli është muaji botëror i autizmit dhe ditën e sotme gruaja e quajtur Kate Mead ka treguar sesi djali i saj 10-vjeçar, i diagnostikuar me autizëm, vuan çdo ditë sepse e ndajnë nga shokët.

Chester-i i vogël ka të folur të vonuar si dhe vështirësi me aftësitë motorike dhe ndjek një shkollë për fëmijët me zhvillimi të veçantë.

Mead tregoi:

Fëmija im i dytë, Paddy ishte ftuar në një ditëlindje. Ne ishim duke e bërë atë gati e duke i zgjedhur një dhuratë që të ishte gati për të shkuar kur Chester tha, ?Sërish nuk ka festa ditëlindjesh për mua mami.? Ishte edhe pyetje edhe konstatim. Dhe ato lotët të mëdhenj e të heshtura ranë nga sytë e tij. Uli kokën dhe përkuli supet.”
Nisur nga episodi i dhimbshëm më të birin, Kate u bëri thirrje prindërve të tjerë që të mendoheshin më mirë kur organizojnë festa.

Ajo tha:

E di që ndodh shpesh që fëmijët autikë të mos ftohen në ditëlindje, ndaj u bëj thirrje prindërve që të mendohen mirë kur të organizojnë festa.?

Burimi:https://www.mamamia.com.au/autism-awareness/

Lajmet e fundit nga