LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nipi dhe mbesa në duart e ISIS/ Biznesmeni ofron 100 mijë euro në këmbim të lirisë

21 Prill 2019, 09:37, Aktualitet CNA
Nipi dhe mbesa në duart e ISIS/ Biznesmeni ofron 100 mijë euro në

Dy të mitur vëlla e motër Eva dhe Endri Dumani prej 5 vitesh ndodhen në Siri.

Dajo i tyre, Xhetan Ndregjoni, një biznesmen ndërtimi në Tiranë ka treguar se si nipi dhe mbesa e tij kanë përfunduar në Siri që në moshën 6 dhe 8 vjeçare.

?Ka qenë babai i tyre ai që është bërë shkak që mbesa dhe nipi im ndodhen në Siri. Shkëlzen Dumani, u mashtrua, e gënjeu mendja se aty do punonte dhe do merte para dhe vendosi të largohej, duke marë pa asnjë paralajmërim, dhe dy fëmijët që kishin ardhur në jetë si rezultat i martesës me motrën. U largua në Siri duke depërtuar në zonat e konfliktit, ku me vehte mori dhe nënën e tij. Ne si familje nuk jemi njoftuar fare për këtë udhëtim në Siri. E ka bërë gjithçka me kokën e vet. Shkëlzeni u vra gjatë luftimeve. Pas kësaj fëmijët e mitur mbetën mes katër rrugëve. Herë kemi mbajtur kontakte dhe herë jo. Kemi qënë shumë të shqetësuar. Na ka rënë barrë e rrëndë për ta hequr?,-tha Ndregjoni në një intervistë për ?Shqiptarja.com?

Ndregjoni gjithashtu ka zbuluar përpjekjet e tij për të kthyer në shtëpi nipin edhe mbesën duke u shprehur se ka ofruar 100 mijë euro për lirimin e dy fëmijëve të motrës së tij  e cila ndodhet në Shqipëri.

?Kam shkuar në Turqi dhe në Egjipt me shpresën se do arrija të merja fëmijët. Në Turqi kam qëndruar shumë ditë. Madje kam hyrë në negocim me kontrabandistë turq e sirianë, duke i ofruar 100 mijë euro në këmbim të lirimit të dy fëmijëve dhe sjelljen e tyre Turqi, por edhe kjo tratativë ka dështuar. I kam pritur fëmijët në Antalia të Turqisë, por asnjë rezultat. Të njëjtën gjë kam bërë dhe në Egjipt, me disa kontakte në këtë shtet, kam shpresuar se do arrija të merja fëmijët por edhe këtë herë dështova?,-deklaroi Ndregjoni./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga