Aktualitet
Nga pasuria e dyshimtë tek lidhja me të inkriminuar/ Dritan Peka drejt shkarkimit

Komisioneri Publik, Darjel Sina ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Dritan Peka.
Ky i fundit e kaloi Vettingut, ndonëse me aftësi minimale profesionale në muajin Shkurt të këtij viti.
Me 18.02.2019, trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga Roland Ilia Kryesues Lulzim Hamitaj, relator dhe Olsi Komiçi, anëtar, kërkuan konfirmimin në detyrë të prokurorit Peka edhe pse ishin konstatuar një sërë problemesh.
Komisioneri Publik Darjel Sina në akimimin e tij, nënvizon se Peka është gjetur me probleme në tre kriteret, si në atë të pasurisë, të aftësive profesionale por dhe në pastërtinë e figurës. Pasi ka dhënë një sërë argumentash Sina, i kërkon KPA, shkarkimin e prokurorit Dritan Peka.
Më poshtë po sjellim gjetjet e Komisionerit Publik, Darjel Sina.

Dyshime për blerjen e një apartamenti në Tiranë
Në Deklaratën e personit që mbart detyrimin për deklarim pasurie (deklarata fillestare), subjekti i rivlerësimit në Formularin A-8 “Detyrime financiare ndaj personave juridike dhe fizikë”, ka deklaruar: Kontratë porosie për blerje apartament banimi nga shoqëria “***” Sh.p.k, Tiranë. Vlera 5.206.700 lekë. Arsyeja e krijimit të detyrimit: Prenotim aparatamenti në pallatin e ndërtuar nga shoqëria.
Gjithashtu ai ka deklaruar kontratë marrje kredie, me vlerë 3.660.000 lekë
Arsyeja e krijimit të detyrimit : Kredia është marrë për të paguar detyrimin në kontratën e porosisë për apartamentin.
Në deklaratën fillestare dhe deklaratat e interesave pasurore private/vjetore për vitet 2004 dhe 2005 nuk rezulton asnjë deklarim lidhur me pagesat e kësteve të kësaj pasurie si detyrim për deklarim.
Nga deklarimet, burimi i krijimit të kësaj pasurie rezulton të ketë mospërputhje midis Deklaratës “Vetting” me deklaratat e interesave pasurore private/vjetore.
Abuzimi me kredinë sociale
Në Deklaratën “Vetting”, subjekti dhe personi i lidhur ka deklaruar: Apartament banimi, me sip. 59.49m2 , në Vlorë. Vlera 20.000 euro. Burimi i deklaruar i të ardhurave për banesën:kredi dhe të ardhura nga paga.
Në deklaratën e interesave pasurore private/vjetore për vitin 2010 subjekti dhe personi i lidhur ka deklaruar: Kredi shtetërore për strehim me afat 15 vjet, me qëllim blerje apartamenti në shumën 5.000.000 lekë.
Në deklaratat e interesave pasurore private/vjetore për vitet 2011-2016 dhe deklaratën “Vetting” subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur ka deklaruar shlyerjen e kësteve respektive dhe detyrimin e mbetur nga kjo kredi.
Sipas KP, nga njëra anë kredia e butë, e marrë nga subjekti dhe bashkëshortja e tij, ishte e dyshimtë nëse ajo ishte realizuar apo jo, në shkelje të kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga VKM-ja, nr. 600/2007, pasi nuk bëhej fjalë për një familje të pastrehë, në kuptimin e kësaj dispozite (duke pasur parasysh faktin që familja e trajtuar si e pastrehë
nga momenti që posedonte në qytetin e Tiranës, një apartament, me sipërfaqe 94,6 m2 si dhe pjesën takuese prej 1/4 e një tjetër apartamenti.
KP konstaton, se kanë përfituar kredi në kundërshtim me kriteret e VKM nr. 600/2007, konkretisht pika 1 “e” për pozicionin drejtor drejtorie; pika 5 ku me nevojë për strehim nëkuptohet rasti kur subjekti nuk disponon sipërfaqe banimi; dhe pika 8 “d” ku një ndër rrethanat është statusi i të pastrehit.
Kriteret nuk plotësoheshin pasi bashkëshortja në momentin e aplikimit nuk ka mbajtur funksionin e drejtorit të drejtorisë, familja dispononte sipërfaqe banimi në qytetin e Tiranës, e cila nga viti 2004 e në vazhdim deklarohet si vendbanim nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur, si dhe shuma e blerjes së këtij apartamenti tashmë ishte shlyer plotësisht ndaj shitësit prej disa vitesh, pra nuk ishte me statusin e të pastrehit.
Kanë përdorur kredinë me destinacion të ndryshëm nga ai i përfitimit si apartament, për strehim në vendin e ushtrimit të detyrës, duke blerë apartament në qytetin e Vlorës si dhe një pjesë për arredim. Këtu subjekti i rivlerësimit paraqitet kontradiktor pasi në deklaratën e interesave pasurore private/vjetore të vitit 2010, arredimin e lidh me apartamentin në *** ndërkohë në shpjegimet në seancë dëgjimore të datës 18.2.2019 arredimin e paraqet për apartamentin në Tiranë.
Në këto kushte, kjo sjellje përbën shkelje etike të figurës së prokurorit dhe e ndërlidhur me shkelje të tjera të kryera nga subjekti i rivlerësimit, në kuptim të nenit 4 pika 2 të ligjit 84/2016, duhet të shërbej për vlerësimin e përgjithshëm, në drejtim të cënimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë sipas nenit 61 pika 5 e ligjit 84/2016.
Nuk justifikon të ardhurat në 7 vite
Nga analiza e deklaratave të interesave pasurore private/vjetore për periudhën e hetimit pra 2003 – 201615 dorëzuar në ILDKPI rezulton se:
Në vitin 2006, subjekti i rivlerësimit16 deklaron gjendje para cash në shumën 4,000 Euro, konvertuar17 në 495,400 lekë si dhe është shtuar gjendja e likujditeteve në bankë me 972,712 lekë. Në këtë vit të ardhurat neto të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur janë në shumën 1,718,785 lekë. Në këtë vit rezulton se është blerë makina e bashkëshortes në shumën 150,000 lekë si dhe shpenzime të tjera, në total në shumën 869,314 lekë. Subjekti i rivlerësimit rezulton me pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme për të mbuluar shumën prej –768,641 lekë.
Në vitin 2010, subjekti deklaron para të kursyera nga paga në shumën 1.000.000 lekë si dhe para të kursyera cash nga kredia e marrë në shumën 1.500.000 lekë. Në këtë vit të ardhurat neto të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur janë në shumën 2,430,801 lekë. Gjithashtu subjektit/bashkëshortes i është disbursuar kredia në shumën 5,000,000 lekë, ka paguar/mbyllur kredinë me *** Bank të deklaruar me kursimet e mëparshme në shumën 2,907,925 lekë, ka paguar apartamentin në Vlorë në shumën 20,000 euro, konvertuar19 me 2,775,400 lekë. Shpenzime të tjera në total 2,143,579 lekë. Subjekti rezulton me pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme për të mbuluar shumën prej -285,021 lekë.
Në vitin 2013, subjekti deklaron para të kursyera cash në shumën 600.000 lekë. Në këtë vit të ardhurat neto të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur janë në shumën 2,707,929 lekë. Gjithashtu, është blerë automjeti tip BMË, prodhim i vitit 2008 në shumën 980,000 lekë si dhe janë kryer shpenzime në total në shumën 1,801,277 lekë. Subjekti rezulton me pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme për të mbuluar shumën prej – 480,418 lekë.
Në vitin 2014, subjekti deklaron para të kursyera cash në shumën 900,000 lekë. Në këtë vit të ardhurat neto të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur janë në shumën 2,787,684 lekë. Gjithashtu, llogaria bankare është shtuar me 313,281 lekë si dhe janë kryer shpenzime në total 1,881,664 lekë. Subjekti rezulton me pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme për të mbuluar shumën prej -310,000 lekë
Në vitin 2015, subjekti nuk deklaron pakësim apo shtim të gjendjes Cash në banesë, ndërsa llogaritë bankare rezultojnë të jenë shtuar në shumën 1,113,700 lekë. Në këtë vit të ardhurat neto të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur janë në shumën 3,335,527 lekë. Gjithashtu, janë kryer shpenzime në shumën 2,616,144 lekë. Subjekti rezulton me pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme për të mbuluar shumën prej -394,317 lekë.
Në vitin 2016, subjekti nuk deklaron pakësim apo shtim të gjendjes cash në banesë, ndërsa llogaritë bankare rezultojnë të jenë shtuar në shumën 874,648 lekë. Në këtë vit të ardhurat neto të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur janë në shumën 3,196,919 lekë. Gjithashtu, janë kryer shpenzime në shumën 3,612,814 lekë. Subjekti rezulton me pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme për të mbuluar shumën prej -1,290,543 lekë.
“Nga sa më sipër, konstatojmë se kursimi i deklaruar dhe shpenzimet e kryera nga subjekti i rivlerësimit për vitet 2005, 2006, 2010, 2013, 2014, 2015, 2016, nuk mbulohen me burime të ligjshme referuar tabelës sa më poshtë”, thuhet në gjetjet e KP-së.
Po ashtu, subjekti i rivlersimit në vijim të shpjegimeve të datës 24.8.2018, ka deklaruar se gjendja e likujditeteve Cash në banesë në fund të vitit 2016 është rreth 1,500,000 lekë. Kjo shumë nuk rezulton të jetë deklaruar në deklaratën vjetore të vitit 2016 dhe as në deklaratën “Vetting”, e cila është dorëzuar në datë ***.1.2017.
Kriteri profesional
pavarësisht vlerësimit pozitiv të Grupit të Punës së Prokurorisë së Përgjithshme, Komisioni, ka konstatuar disa dyshime lidhur me aftësitë etiko – profesionale të subjektit të rivlerësimit, të cilat gjithsesi nuk janë të mjaftueshme për të konkluduar se, z. Dritan Peka, ka cënuar besimin e publikut, apo se ai nuk arrin një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive të tij profesionale si prokuror;
Sigurisht që aftësitë profesionale të subjektit të rivlerësimit, si prokuror, nuk do të cënoheshin vetëm nga ndonjë pakujdesi organizuese apo neglizhencë e konstatuar në funksionin e drejtuesit, pasi në këtë rast do të mjaftonte largimi i tij nga funksioni i drejtuesit.
Por, në rast se do të rezultonin të provuara dyshimet mbi favorizimet e qëllimshme, të sipërpërmendura – të aluduara lidhur me punësimin e z. ***.*** dhe mbi pagesat e kryera në favor të tij në kundërshtim me ligjin – atëherë do të ishim përballë fakteve që tregojnë mangësi serioze etiko-profesionale, të cilat do të çonin në humbjen e besimit të publikut, dhe për rrjedhojë në aplikimin e nenit 61, pika 5, të ligjit nr. 84/2016;
Për këto arsye, dhe për të mundësuar një qartësim të dyshimeve të ngrituara, trupi gjykues çmon që, në zbatim të pikës 4, nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë pranë organit kompetent për inspektimin e shkeljeve të mundshme disiplinore, praktikën që lidhet me përzgjedhjen dhe punësimin e z. ***.***, pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, si dhe në lidhje me kohëzgjatjen e lejes, me prezencën apo jo në vendin e punës dhe me pagesën e tij nga ky institucion, përgjatë periudhës korrik – tetor 2015.
Në vlerësimin e Komisionerit Publik, konkluzioni i mësipërm nuk përputhet me situatën faktike bazuar në dokumentacionin e administruar në dosje të Komisionit, në të paktën 1 nga denoncimet e shqyrtuara nga Komisioni dhe denoncimit të përcjellë në Institucionin e Komisionerëve Publik nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Nga Kolegji është përcjellë një denoncim anonim, për subjektin e rivlerësimit lidhur me qëndrimin e mbajtur prej tij në çështjen gjyqësore pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Apelit Tiranë, që i përket të pandehurit ***.***, akuzuar për veprën penale të mashtrimit. Sipas fotokopjes së vendimit të Gjykatës së Apelit nr.***, datë ***.2.2019, subjekti i rivlerësimit ka hequr dorë nga ankimi në mënyrë paraprake.
Komisioneri Publik, këtë situatë faktike të heqjes dorë nga ankimi e analizon në dy drejtime: Së pari, në drejtim të anës proceduriale, e cila është parashikuar në Kodin e Procedurës Penale, neni 418, pika 1, ku thuhet se heqja dorë nga ankimi mund të bëhet “ …deri para fillimit të diskutimit përfundimtar”, subjekti i rivlerësimit ka vepruar konform kësaj dispozite.
Së dyti në drejtim të anës proceduriale të brendshme dhe analizën e rastit, referuar ligjit nr.97/2016, neni 6 pika 2 ku thuhet se “Prokurorët u nënshtrohen udhëzimeve të përgjithshme me shkrim të prokurorit më të lartë, sipas dispozitave të këtij ligji” si dhe Udhëzimit nr.1/2008 i Prokurorit të Përgjithshëm, pika 7.2 ku thuhet “Kur ankimi është ushtruar nga drejtuesi i prokurorisë njoftimi për heqjen dorë nga ankimi dhe analiza përkatëse e rastit do të bëhet me drejtuesin e prokurorisë të një shkalle më lartë“, nuk mund të shprehemi për zbatimin e tyre nga subjekti i rivlerësimit.
Për këtë rast, ndodhur në kushtet e mungesës së informacionit për arsyet e heqjes dorë nga ankimi si dhe procedurën e ndjekur, ky denoncim i bashkohet ankimit të Komisionerit Publik për tu trajtuar më tej nga Kolegji.
Kontakte me persona të inkriminuar?
Më datë 15.4.2019, në postën elektronike të institucionit të Komisionerit Publik, ka mbërritur denoncimi “Një informacion në lidhje me subjektin e verifikimit në procesin e vetting-ut z.Dritan Peka, prokuror/drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë”.
Ky denoncim ngre dyshime lidhur me komunikime dhe kontakte të shpeshta me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Në vlerësimin e Komisionerit Publik, duke qenë se kriteri i kontrollit të figurës përbën një nga kushtet kumulative për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit të dhënat e këtij denoncimi duhen verifikuar nga ana e Kolegjit gjatë shqyrtimit të ankimit, në pamundësi objektive të verifikimit nga Komisioneri Publik, i cili nuk ka akses në burimet e informacionit dhe të disponojë për marrjen e provave./CNA.al
Me aftësi miniminale profesionale dhe pasuri të dyshimtë/ Si e kaloi Dritan Peka Vettingun?
Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka “zhvat” të pastrehët
Mega-Skandali i drejtësisë/ Si i shpëtoi Dritan Peka hetimit?
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...