Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Kush e kryqëzon Jezusin ditën e Pashkës

Aktualitet

Nga Artan Fuga/ Kush e kryqëzon Jezusin ditën e Pashkës

Publikuar

-

"Listat e mbyllura" kundër "listave të mbyllura"

Te shkrihesh gazit, këta edhe Pashkët na i urojnë si ateista!

Bëhen më katolikë se Papa, dhe urojnë përpara Kishës! Pa lidhje me mesazhet e krishtera!

Nuk dinë të heshtin edhe sot, duke u lutur që Ai t’i fali me mëshirën e vet të madhe!

Flasin me ashpërsi, si ai që i shprehte dashurinë të vluarës të tij te bytha e Rrapit në Mashkullorë a te Rrapi i Treshit a te Rrapi i Trapit : Të dua moj qëne, të dua moj zagare e qelbur!

Ca na urojnë sikur Jezusi i varfër të kishte qenë komandant çete: Gatiiiii tu! Para marsh!

Ca të tjerë sikur të kishte qenë zyshë kujdestare : Bëjuni djem dhe çupa të mira dhe silluni mirë me njeri tjetrin!

Në vend të shohi te vetja mëkatari i përlyer, na jep mësime ne të tjerëve!

Ca urojnë sikur të ishin paganë dhe na bekojnë bukën, ushqimet plot me pesticide brenda!

Ca bëjnë sikur të ishin gazetarë të politikës dhe u kërkojnë pushtetarëve dhe opozitës të kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë! Cfarë hipokrizie!

Ca urojnë si politeista duke na uruar të gjithëve njësoj, pa kuptuar se është festë e krishterë, është Zoti i tyre i madh, dhe të tjerët festojnë, por sepse ata kanë festë. Festojmë festën e tyre!

Ca urojnë si kryetarë kooperativash duke na dashur të kemi bereqet dhe prodhime mollësh e dardhash për t’i bërë komposto!

Ca kujtojnë se është dita e ballokumes dhe zhdepen në të ngrëna e të pira!

Po mesazhi i Jezusit, ai i vërteti, ai autentiku ku është?

Ndonjë lan duart si Pons Pilati që e çoi Jezusin në Kryq!

Nuk e vrava unë qafsha robt e shpisë! Ata janë të këqinjtë, unë jam i pafajshëm!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ San Remo dhe dhunë shqiptare...

Pons Pilati bërtet : Unë jam Krishti!

Qan Pons Pilati dhe lan duart prej vitesh!

Qan Juda dhe këlthet : Kush është tradhëtariiiiii!

Barabai thërret në kryqin anash : Atë kryqëzoni jo mua hajdutin!

Pons Pilati fal hajdutët dhe dënon Jezusat!

Atje larg qan e vetmuar Maria me dy a tre besnikë që i kanë mbetur! Të tjerët e kanë braktisur atë ditë!

E kanë kryqëzuar Jezusin, cdo vit e kryqëzojnë tamam atë ditë që ai u ringjall, e kryqëzojnë të dielën pikërisht që ai të mos e thotë fjalën e tij hyjnore! E censurojnë!

Përunjësi ju o të fortë me pushtet! Kështu festojeni! Shtrihuni në tokë dhe kapni me duar këmbët e çdo kalimtari dhe qendroni me kokën te shputat e tij derisa ai ndofta ju fal!

Hajdeni na lani këmbët këtë të djelë, pastaj na merrni frymën dhe shpirtin!

Faleni pasurinë tuaj për të varfërit, pra për të gjithë ne të tjerët!

Lutuni për mëkatet tuaja pasi t’i keni pohuar në sheshin para stadiumit dhe na kërkoni falje!

Hiqni dorë nga forca dhe nga pushteti, nga gazi lotësjellës, që ka humbur cdo legjitimitet!

Shkoni pajtohuni me vëllezërit tuaj opozitarë, kërkojuni falje atyre mëkatarëve dhe pastaj hajdeni vendosni ofrandën tuaj në altar!

Pranoni se ne, të fundit, do të bëhemi të parët dhe ju të parët do të bëheni të fundit!

Qani për fatin e shqiptarëve shpërndarë gjithandej në botë!

Pranoni se dita e gjyqit të madh po afron për të gjithë pa përjashtim, por sidomos për lakmitarët, për bukëshkalët!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Premtimet e pambajtura për dorëheqje/ Murrizi ironizon Metën, Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Pritshmëritë e opozitës për të ardhur në pushtet ishin shumë të larta, aq sa garant vendosën edhe postin e tyre.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se nëse partia që ajo drejtonte do merrte më pak se 19 mandate, atëherë do e quante dështim dhe do jepte dorëheqjen. Të njëjtën deklaratë bëri edhe Ilir Meta, i cili tha se nuk do të qëndrojë më në Presidencë por do të marrë drejtimin e opozitës nëse PS do fitonte e vetme qeverinë.

LEXO EDHE:  Artan Fuga “kërcënon” Veliajn dhe denoncon nënpunësit e Bashkisë: Durimi ynë ka një kufi

LEXO EDHE:  Meta uron Pashkët/ “E mira do të triumfojë sepse shpresa nuk vdes”

Këto deklarata të pambajtura kanë sjellë edhe reagimin e Myslim Murrizit, i cili përmes një postimi shkruan se prej 30 vitesh shqiptarët po i mbajnë në kurriz.

Keta “jane” drejtues dhe shtetare qe çfare thone, e mbajne

Prandaj Shqiptaret i votojne çdo 4 vjet sepse keta “ mbajne” fjalen dhe Shqipraret i mbajne ne kurriz prej 30 vitesh e ju duken pupel mbi shpine”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Publikuar

-

Nga

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka nxjerrë dy dokumenta ku arsyeton mungesën e Metës sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve për nismën e PS për shkarkimin e tij.

Blushi shkruan se axhenda e Metës ka qenë paracaktuar pasi sot ishte takimi me Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Ai shton se Meta ka theksuar se është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve më datën 10 maj.

“Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet aspak korrekte të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, lidhur me arsyet e mospranisë së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, sqarojmë se:

Në datën 28 prill 2021, siç faktohet edhe nëpërmjet këtij komunikimi zyrtar me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Presidenti i Republikës është vënë në dijeni me një kërkesë për takim, për në datën 6 maj 2021, të Ministres Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në datën 29 prill 2021, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, në përgjigjen e dërguar për MEPJ ka shprehur zyrtarisht vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me znj.Edtstadler dhe po këtë ditë Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi, sipas axhendës së përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, të zhvillohej në datë 6 maj 2021, në orën 11:15 – 11:55.

Edhe ky sugjerim i propozuar, është mirëpritur nga ana e Presidentit Meta dhe është fiksuar në axhendë po atë ditë, më 29 prill 2021.

Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.

Presidenti Meta, siç është bërë me dije edhe në shkresat e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot.1520/2, datë 5.5.2021 dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ka shprehur gadishmërinë e Tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por në datën 10 maj 2021.

Kjo edhe për shkak se axhenda e Tij për datën 6 maj 2021, ishte e paracaktuar dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Qeveria, siç faktohet nga këto dy dokumenta, që provojnë edhe njëherë nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve të sotme të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, gjoja për shmangien e Presidentit nga ballafaqimi me ta.

Ky komunikim zyrtar mes Institucionit të Presidentit dhe MEPJ, vërteton botërisht jo vetëm se Qeveria, nga i merr urdhërat Kuvendi njëpartiak, ishte në dijeni të axhendës së sotme të Kreut të Shtetit, por fakton para të gjithë shqiptarëve edhe banalitetin e pretendimeve të deputetëve në skadim mandati.

Sigurisht, që Presidenti i Republikës, nuk mund të anulonte apo të shmangte sot agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën ishin të planifikuara prej kohësh realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit, siç ishte edhe takimi i mëpasshëm me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor.

Blofet e Kuvendit njëpartiak nuk çudisin më askënd, pasi ishte ky Kuvend, që për hir të Partisë i shtoi kushtet e integrimit europian Shqipërisë dhe shkallmoi pabesisht Marrëveshjen ndërpartiake të 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, pasojat e së cilës janë skandaloze me shumëfishim të krimeve zgjedhore.”, shkruan Blushi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Publikuar

-

Nga

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

LEXO EDHE:  10 propozimet e Artan Fugës/ Ja si mund të përballohet kriza nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Profesori i njohur sulmon Universitetet private

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE