Connect with Us

Detaje nga grabitja në Rinas/ Shkon në katër numri i të arrestuarve

Aktualitet

Detaje nga grabitja në Rinas/ Shkon në katër numri i të arrestuarve

Publikuar

-

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve ditën e sotme për grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Policia ka realizuar operacione në Tiranë, Elbasan dhe Fushë- Krujë.

Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Klement Cala, si dhe pronari i një servisi në këtë qytet, që dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit duke modifikuar furgonin me të cilin u krye grabitja e parave.

LEXO EDHE:  Rrogat e larta?/ Balluku: Kur isha drejtuese kam luftuar për kontrollorët

Sipas raportimeve në media, dyshohet se të paktën një prej katër të arrestuarve ka qenë i pranishëm fizikisht në grabitjen e Rinasit. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Skandal/ Kompania e nënkryetarit të Bashkisë, fiton tenderin për ndërtimin e rrugës

Publikuar

-

Nga

Tenderat abuziv dhe të njëanshëm në Shqipëri nuk kanë fund, saqë skandalet me ta janë kthyer në standart.

Këtë radhë në një skandal të tillë është përfshirë Bashkia e Finiqit, ku nënkryetari i saj Ilia Kalivioti, në konflikt të hapur interesi i ka dhënë një tender kompanisë që ai ka në pronësi.

Në mënyrë të kundërligjshme, tenderin për rikonsruksionin e një rruge, sipas denoncimit të mbërritur në CNA.al,  ia ka dhënë kompanisë së së tij “Kalivioti”.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Dermish-Jerme, e cila kishte një fond limit me vlerë 79,916,666.00 Lekë.

Tenderi sipas Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton të jetë hapur me datë 4.01.2021 dhe është mbyllur pas një muaji me datë 10.05.2021.

LEXO EDHE:  Kapen hajdutët e banesave në Dropull/ Ja emrat e të prangosurve

LEXO EDHE:  Policia në aksion/ Arrestohen 13 persona në Tiranë

Ky tender është fituar nga kompania Kalivioti, me vlerë 51,920,560 lekë,  ku pronar është nënkryetari i Bashkisë Finiq.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania Kalivioti, rezulton se pronar është Ilir Kalivioti.

Madje edhe adresa që është lënë për kontakt është e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit, Ilia Kalivioti.

Për më tepër kjo kompani rezulton te ketë marrë edhe tendera të tjera nga Bashkia e Finiqit, pra nga Bashkia, ku nënkryetar është pronari i kësaj kompanie.

Bëhet fjalë të paktën edhe për 6 tendera të tjerë të marrë nga kjo Bashki./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Transportonte kubikë të kultivuar me fara kanabis/ Arrestohet shoferi, bashkëpunëtori në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore ka bllokuar një automjet që transportonte 280 kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit me inicilae E.D 30 vjeç është vënë në pranga.

Sipas policisë, gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri me inciale A.K është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

LEXO EDHE:  Fakte/ Xhafaj paralajmëroi arrestimet ish-deputetëve të Ramës

LEXO EDHE:  Policia në aksion/ Arrestohen 13 persona në Tiranë

Mësohet se gjatë kontrollit janë konstatuar në bagazhi kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia regjistron rekord të viktimave nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar rekord të viktimave nga koronavirusi të enjten: 601. Në të njëjtën ditë u regjistruan edhe 20,393 raste të reja pozitive – 7,916 prej tyre vetëm në Moskë.

Shifra në kryeqytetin rus është më e larta brenda një dite qysh në fund të janarit. Zyrtarisht, Rusia i ka të konfirmuara tani mbi 5.4 milionë raste me koronavirus dhe 132,064 viktima.

Kryetari Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë javën e kaluar se vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrushëm për 60 për qind të punonjësve në sektorin e shërbimeve publike. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit, Moska dhe zona të tjera i kanë ashpërsuar kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

LEXO EDHE:  Brenda 24-orëve/ Shtatë persona në pranga

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Breçani: Dështimi i radhës, u vu në rrezik siguria kombëtare

Nga 21 qershori, moskovitët mund të marrin shërbime në restorante dhe bare vetëm nëse paraqesin një kod QR, që tregon se janë të vaksinuar kundër koronavirusit, ose një test negativ PCR, që tregon se nuk janë të infektuar. REL

LEXO TE PLOTE