LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktet terroriste në Sri Lankë/ Reagon Ilir Meta

21 Prill 2019, 17:23, Aktualitet CNA
Aktet terroriste në Sri Lankë/ Reagon Ilir Meta

Deri në këto momente raportohen për rreth 200 të vdekur në sulmin terrorist në kishat në Sri Lankë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar liderat botërorë duke dhënë mbështeteje emocionale për ngjarjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili dënon sulmet terroriste për shkak të besimeve fetare.

Statusi i plotë:

Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga