Connect with Us

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Publikuar

-

Sipas raportimeve mediatike, pjesëmarrja ne procesin e votimit nëpër komunat me shumicë shqiptare, deri në orën 17.00 ka lëvizur nga 13.55 % në Komunën e Likovës, që shënon dhe shifrën më të ulët, deri në 24.55 % në Komunën e Çairit, që është dhe shufra më e lartë e pjesëmarrjes së shqiptarëve.

“Deri në ora 17.00, në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 496 774 votues, apo 35.13%,  nga numri i votuesve të regjistruar. Sipas komunave me shumicë shqiptare, më shumë votues kanë votuar në Komunën e Çairit me 24.55%, ndërsa më pak në Komunën e Likovës me 13.55%”,- raporton media./CNA.al

Po e njejta pjesëmarrje është ruajtur edhe në orët vijuese, deri në përfundim të procesit të votimit, ku lëvizja e shifrës ka qenë në nivel jo shumë të përfillshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nami me arrestimet në Tiranë/ Pranga 12 personave në vetëm 24 orë

Publikuar

-

Nga

Nami me arrestimet në Tiranë/ Pranga 12 personave në vetëm në 24 orë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 persona, 5 prej tyre të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, janë kapur dhe ndaluar 5 shtetas, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin J. B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është kapur dhe ndaluar shtetasi D. R., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”;

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë árrestimi në flagrancë i shtetases E. B., 47 vjeçe, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Árrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë árrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në shtëpi”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Árrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë árrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve/ Opozita e bashkuar: S’i bindemi Edi Ramës!

Publikuar

-

Nga

Opozita ka reaguar pas miratimit në Komisionin e Ligjeve për ndyshimet kushtetuese.

Opozita e bashkuar e konsideron votimin një akt që minon procesin e integrimit, ndërsa thekson se Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor.

Në reagimin e opozitës thuhet se cdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve

“Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur t’i shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në reagim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foshnja e parë e prekur me Covid në Kosovë/ Si është gjendja e të porsalindurit

Publikuar

-

Nga

Foshnja, e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 në Kosovë, ka dalë nga Klinika e Neonatologjisë. Mësohet se gjendja shëndetësore e foshnjes është e mirë

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në shtëpi”, ka deklaruar Gojnovci për Express.

I porsalinduri ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE