Connect with Us

3 apartamente dhe djalin me biznes/ Kryekomisari i Rilindjes punësoi gruan në Ministri

Aktualitet

3 apartamente dhe djalin me biznes/ Kryekomisari i Rilindjes punësoi gruan në Ministri

Publikuar

-

Zgjedhjet vendore do të mbahen me 30 Qershor 2019, ndërkohë që nga mazhoranca janë lakuar, madje dhe zyrtarizuar kandidatët për kryebashkiak në disa qarqe.

Njëri prej tyre është edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu, kandidimi i të cilit për Bashkinë Lezhë, u zyrtarizua në Kongresin e PS.

Kujtojmë se PS është akuzuar në vijimësi nga opozita se në zgjedhjet e shkuara, ka pasur kandidatë për kryebashkiakë me të kaluar kriminale dhe me pasuri të dyshimtë.

Pjerin Ndreu

CNA.al do të kalojë në filtër një për një kandidatët e zyrtarizuar por edhe të lakuar nga Partia Socialiste për bashki të ndryshme.

Pjerin Ndreu, më herët, madje edhe në kohë të qeverisë së parë të Partisë Demokratike, ka vijuar të punojë në Policinë e Shtetit.                                                    Në periudhën e qeverisjes socialiste, 1999-2002, ai ka qenë Drejtor Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër, ndërsa në vitet 2002-2004, ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.

Gjatë një vëzhgimi të bërë mbi pasurinë e deklaruar nga deputeti Pjerin Ndreu, përgjatë viteve 2013 -2017, CNA.al konstaton se ka një ndryshim mes pasurisë së vitit 2013 fillestare dhe asaj të viti 2017.

Referuar të dhënave të Open Spending Albania, në vitin 2013, ai ka deklaruar se ka në bashkëpronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 130 m2,  blerë në vitin 2002, në vlerën 2 000 000 lekë si dhe një apartament banimi me sipërfaqe 68 m2 në Lezhë, blerë në vitin 2012, në vlerën 1 226 556 lekë.

Në vitin 2014, ka deklaruar tre burime të ardhuash, si pagën e tij, të bashkëshortes dhe djalit. Këtë vit, ai deklaron se ka shpenzuar  për shkollimin e djalit 3 200 euro.

Edhe bashkëshortja e deputetit Ndreu, ashtu si pjesa më e madhe familjarëve të zyrtarëve të Rilindjes, punon në institucion shtetëror. Në vitin 2015, ai ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortes si Specialiste Auditi në Ministrinë e Integrimit, në shumën 699 887 lekë. Në të njëjtin vit, ai ka deklaruar edhe para cash, 2 000 000 lekë, por ka blerë dhe një apartament në Golem. Gjithashtu ai ka deklaruar se ka borxh të papaguar ndaj vëllait  në shumën 3 400 000 lekë. Përveç borxhit ndaj vëllait, ai deklaron se po shlyen dhe një kredi bankare për blerje apartamenti marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro. Detyrime të papaguara në vitin 2015, ai deklaron se ka edhe ndaj Entit të Banesave në vlerën 1 218 792.

Në vitin 2016 ka deklaruar se i kaluar djalit për zhvillimin e biznesit, 2 000 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga, ndërsa në vitin 2017 deklaron se është fokusuar në shlyerjen e borxheve dhe kredive.

Viti 2013

Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi me sip. 130 m2 në Tiranë, blerë në vitin 2002, në vlerën 2 000 000 lekë.

Pronar i një ap. banimi me sip. 68 m2 në Lezhë, blerë në vitin 2012, në vlerën 1 226 556 lekë.

Para cash, 1 000 000 lekë.

Hua marrë me 6.04.2003 me prinicipal, 50 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 405 923 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga, 700 000 lekë.

Djali të ardhura nga paga, 24 400 lekë.

Bashkëshortja pronare e një Fiat punto e blerë në shumën 50 000 lekë.

Detyrime vjetore për shkollimin e djalit në vlerës 3 200 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 421 142 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Specialiste Auditi në Ministrinë e Integrimit, 699 887 lekë.

Para cash, 2 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 400 000 lekë ndaj vëllait tim sipas vendimit të gjykatës të datës 20.04.2014 lidhur me ap. banimi me sip. 68 m2 blerë nga Enti i Banesave për 1 218 792 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 48 762 euro për kredi bankare për blerje ap. marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 218 792 ndaj Entit të Banesave.

Djali, depozituar për zhbllokim garancie për ushtrim aktiviteti, 2 500 000 lekë.

Detyrime të paguara nga vëllai në emër dhe llogari të personit tim në vlerën -3 400 000 lekë sipas vendimit të gjykatës të datës 20.04.2014 lidhur me ap. banimi me sip. 68 m2 blerë nga Enti i Banesave për 1 218 792 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 421 euro për kredi bankare për blerje ap. marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 2 442 642 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes nga paga si specialiste auditi në Ministrinë e Integrimit, 699 887 lekë.

Djali të ardhura cash nga aktiviteti Ndreu-Inv, 150 000 lekë.

Gjendje cash e pakësuar me 2 000 000 lekë , kaluar djalit për zhvillimin e biznesit.

Detyrime të të papaguara,sipas deklaratës noteriale, të datës 10.12.2015, në vlerën 3 400 000 lekë.

Djali, zhbllokuar llogaria e garancisë për licensim zyre këmbimi valutor dhe kthim huaje të tretëve, 2 500 000 lekë.

Djali, gjendje llogarie bankare, të biznesit Ndreu-Inv, 2 000 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -4 890 euro për kredi bankare për blerje ap. në Golem marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 46 245 euro.

Shlyer në vitin 2016 -136 300 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 1 082 492 lekë.

Vitit 2017

Të ardhura nga paga neto dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 1 881 240 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Arlinda Ndreu, të ardhura nga paga si specialiste auditi në Ministrinë e Integrimit, 820 016 lekë.

Të ardhura pas shlyerjes së borxhit dhënë djalit në vitin 2016, shuma 1 100 000 lekë. (Në vitin 2016 i ka dhënë djalit 2 000 000 lekë për zhvillimin e biznesit i cili i ka kthyer një pjesë të huasë).

Detyrim për t’u shlyer ndaj vëllait sipas deklaratës noteriale dt. 10.12.2015, shuma 3 400 000 lekë. Nuk është shlyer asnjë këst.

Kredi bankare për blerje apartamenti në Golem, Kavajë marrë më 19.06.2015 në shumën 50 000 euro. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 4 939 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 43 652.29 euro.

Detyrim për t’u shlyer ndaj një personi të cilit i është marrë një hua në shumën 50 000 euro. Nuk është shlyer asnjë këst.

Bashkëshortja, Znj. Arlinda Ndreu, pronare me 20 % e një apartamenti me sip. 90 m2, me vlerë 19 400 lekë, privatizuar nga shteti dhe paguar nga prindërit.

Djali, Z. Alvin Ndreu, pakësim i llogarisë bankare të aktivitetit Ndreu-Inv pas kthimit të një pjese të huasë marrë babait, 1 100 000lekë.

Djali, Z. Alvin Ndreu, aksioner me 10 % (me vlerë 10 000 lekë) në shoqërinë “Innovation Cosulting”.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë për blerje apartamenti për vitin 2017, shuma 4 939 euro.

Shpenzime për një detyrim të shlyer gjatë vitit 2017, shuma 1 542 060 lekë./CNA.al

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kush e trodhi Ben Blushin?

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bardh Spahisë/ “Valdrin Pjetri është shpallur non grata në Itali”

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: