Connect with Us

Sherr banal me pronarin italian/ Shqiptari i bën “gropën” vetes

Aktualitet

Sherr banal me pronarin italian/ Shqiptari i bën “gropën” vetes

Publikuar

-

Një shqiptar është zënë me fjalë me një shtetas Italian në një bar. Më pas shqiptari e ka ftua jashtë lokalit për t’u staruar.

Gjatë debatit 32-vjeçari ka filluar që ta gjuajë me thikë italianin duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Siç shkruajnë mediat fqinje, sherri ka nisur pas shqiptari kishte pasur një konflikt me mikun e italianit. Tashmë shqiptari do të përballet me akuzat “tentativë vrasjeje” dhe “posedim i sendeve të paligjshme”.

Gjatë kontrollit që policia italiane zhvilloi në banesën e tij, i janë gjetur sende me vlerë si dhe 2800 euro.

LEXO EDHE:  Vritet me breshëri plumbash një shqiptar në Angli/ Dalin detajet e para

Në sherr është përfshirë edhe vëllai i shqiptarit, i cili është ndaluar më vonë nga policia italiane, pasi është identifikuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Në Kosovë, Covid-19 i ka marrë jetën një femre shtatzënë. E reja, me profesion police nuk ka mundur të mbijetojë, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Sipas mediave kosovare, e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, ndërsa është personi i tretë në radhët e Policisë që nuk e fiton betejën me koronavirusin.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës.



LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Itali/ 570 humbje jetësh në 24 orët e fundit

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

LEXO EDHE:  Rrahu me leva burrin e ish-gruas, arrestohet shqiptari në Itali

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U aksidentua në aksin Vlorë-Rinas/ Humb jetën në spital 50-vjeçari

Publikuar

-

Nga

U aksidentua në aksin Vlorë-Rinas/ Humb jetën në spital 50-vjeçari

Ka ndërruar jetë 50-vjeçari, që u përplas ditën e djeshme nga një makinë në aksin Vlorë-Rinas.

50-vjeçari, po lëvizte me motor kur u përplas nga një kamion me drejtues shtetasin A.N, 34-vjeç.



Menjëherë pas aksidentit 50-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rënë, por nuk ja ka dalë të mbijetojë. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, 34-vjeçarin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Një muaj në luftë me jetën”/ Kryeinspektorja e ISHSH shërohet nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pas një muaj lufte me virusin, kryeinspektorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho është shëruar nga Covid-19. Lajmin e bën të ditur vetë Braho përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa poston një foto nga spitali Covid2, “Shefqet Ndroqi”, Braho ka falënderuar përulësisht mjekët, infermierët dhe sanitaren që i qëndruan pranë dhe bënë që ajo të shërohej nga koronavirusi.



Kryeinspektorja shkruan se, vështirësia në frymëmarrje ishte shenja kryesore se jeta e saj ishte në rrezik. Ajo u bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat me përpikëri në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit

“Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….
Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik .
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.
Nje falenderim
te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem! Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator.
Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .
Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund. Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocionuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .
Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .
Falenderoj Zotin qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .
Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho.
Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua”, shkruan Braho./CNA.al

LEXO TE PLOTE