LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po transportoheshin kontrabandë/ Ndalohen 1 mijë koli cigaresh

20 Prill 2019, 07:15, Aktualitet CNA
Po transportoheshin kontrabandë/ Ndalohen 1 mijë koli cigaresh

Një sasi prej 1 mijë koli cigaresh, të cilat po transportoheshin kontrabandë, janë sekuestruar nga strukturat e hetimit doganor, në Durrës.

Sasia që u seksuestrua është 1000 koli me cigare me nga 50 steka,  me 10 paketa,  me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Mësohet se gjatë kontrollit të kontenierit të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Gjithashtu, burimet bëjnë të ditur se paketat  nuk janë të ndonjë marke ndërkombëtare të regjistruar dhe të mbrojtur.

Autoritetet vijojnë hetimet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar destinacionin e kësaj ngarkese.

Lajmet e fundit nga