LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Për Notre Dame nga paga ime"/Deputeti shqiptar jep 1 mijë euro për katedralen

20 Prill 2019, 11:38, Aktualitet CNA
"Për Notre Dame nga paga ime"/Deputeti shqiptar jep 1 mijë

Disa ditë më parë Kosova vendosi të dhurojë shumën simbolike prej 20 mijë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Por edhe  deputeti shqiptar në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri ka ofruar një mijë euro nga paga e tij, edhe pse siç shkruan ai, nuk është më financa aq mirë sa ka qenë më parë.

Pak kohë më parë ai dorëzoi pasaportën pasi refuzoi të dalë jashtë shtetit duke qenë se deri më tani, Kosova nuk mund të lëvizë pa viza.

Ai shprehet se po e dhuron këtë shumë në shenjë mirënjohjeje ndaj shtetit francez për ndihmën që u ka dhënë kosovarëve.

STATUSI I PLOTË I LABINOT TAHIRIT:

Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien?s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave n? Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shum?, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.

Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.

Faleminderit FRANCË?

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët????

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga