Connect with Us

Partinë e Ramës e drejton Luli

Aktualitet

Partinë e Ramës e drejton Luli

Publikuar

-

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Sot në mesditë mediat raportuan se Rudina Hajdari dhe një grup tjetër deputetësh të parlamentit kanë themeluar partinë Bindja Demokratike, një forcë e re politike e cila po mbledh firmat për t’u regjistruar ditën e martë, si alternativa e re politike në vend.

Por, mesa duket estabilishmenti është tërbuar. Mjafton të shikosh Syrin qorr të Çim Pekës, mjafton të shikosh mediat e paguara nga paratë e krimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mjafton të lexosh mediat e Edi Ramës, për të kuptuar sesi Bindja Demokratike e ka tronditur estabilishmentin, e shqiptarët tashmë e kanë të qartë se estabilishmenti, Nikolla, Çimi etj.  Është tërbuar Nikolla që dogji Shqipërinë në ’97-ën, që iu dogj redaksia dhe që më pas përfundoi zv.ministër i Berishës. Është tërbuar Çimi dhe shokët e tij, nga frika se mund të dalin të vërtetat e fshehura. Por, as gënjeshtrat dhe as vrasjet e fshehura, askush nuk mund ta ndalojë të vërtetën, sepse Bindja është e vërtetë .

Shërbëtorët dhe mercenarët e bandës 30-vjeçare të pushtetit, tashmë janë të trembur, po shpikin skenarë për të sulmuar, përçarë dhe për të bërë të pamundur ngritjen e fortë të Bindjes Demokratike.

Në fakt, kjo nuk tregon gjë tjetër. Sulmet e tyre tregojnë se ata po ndjehen keq, janë duke u gëlltitur, sepse e kanë të pamundur të bëjnë atë që duan. Tashmë, Bindja Demokratike i ka vënë me “shpatulla pas murit”, që me shpalljen e saj, pa folur ende për alternativën që do të shpallë së shpejti.

Sot, çetat e Lulit dhe Ilir Metës po fillojnë sulmet, shpifjet dhe denigrimet, ashtu siç kanë bërë në këto 30 vjet.

Në fakt, përtej çdo intrige apo gënjeshtre që ata përdorin, sot ka vetëm një të vërtetë. E vërteta është se partia e Edi Ramës drejtohet nga Lulzim Basha, dhe ortaku i Edi Ramës është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka shitur e tradhëtuar demokratët duke bërë një marrëveshje për të përfituar 16 milion euro për të afërmit e tij, pa folur më tej për milionat e pasuritë e familjarëve që shtohen çdo ditë, ndërkohë që  shqiptarët po rrënohen.

Më tej, qartësisht mund të themi se në sulm qëndrojnë edhe Mona nga Dibra dhe Iliri nga Skrapari, që zbritën në Tiranë me çorape të grisura dhe sot gëzojnë pasuri disa qindra milionë euro. Përgjegjësit kryesorë të grabitjes së thesarit të shtetit, presidenti i Republikës i kapur me bllok në dorë si një hajdut që ka përgjegjësinë edhe për gjakun e katër të vrarëve në Bulevard. E ky është estabilishmenti i Monikës, i Lulit, i Metës dhe i Ramës, e kësaj katërshje të kalbur politike, që prej 30 vitesh paguhet nga shqiptarët, të cilët vetëm rrënohen dhe vidhen prej tyre çdo ditë.

LEXO EDHE:  Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Por, sot Bindja Demokratike ia ka dhënë përgjigjen. Vetëm me emrin e saj e ka tronditur, duke i detyruar të gëlltiten dhe të mendohen thellë, banda e pushtetit dhe alternativa e saj në opozitë, si ortake e Edi Ramës, duket se vërtetë është e shqetësuar. Është e shqetësuar sepse Edi Rama në partinë e tij kishte lënë Lulzim Bashën, që ta drejtonte, por duket se kjo tashmë ka marrë fund.

Nuk do të ketë më opozitë të emëruar nga Edi Rama, apo një kryetar që do të drejtojë opozitën për interesa klienteliste të kryeministrit dhe presidentit tonë hajdut.

Por, tashmë do të ketë një alternativë të re për shqiptarët, që vërtetë jo vetëm do t’i shembë, por edhe do të tregojë sesi është politika ndryshe, kush është politika e vërtetë dhe pse Shqipëria duhet të ndalojë së vjedhuri , grabituri dhe talluri nga kjo bandë kriminale që për 30 vjet vetëm i ka rrënuar shqiptarët./ CNA.al

Mirësevjen Bindja Demokratike! 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

LEXO EDHE:  "Për çfarë do të mbahet mend Ilir Meta"/ Shpërthen Kreshnik Spahiu

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE