Në cilën stinë keni lindur? Zbuloni çfarë do të thotë për personalitetin tënd – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Në cilën stinë keni lindur? Zbuloni çfarë do të thotë për personalitetin tënd

Publikuar

-

Dimër

Të lindurit në dimër kanë një nivel të lartë skizofrenie, çrregullimi bipolar, depresioni sezonal ose depresion të thjeshtë, gjë që tregon se sa e vështirë është të kesh lindur në dimër. Ama, kanë edhe ata anët e tyre pozitive, janë më pak nervozë, janë kreativë dhe probabiliteti që ata të bëhen të famshëm është më i madh se për të tjerët.

Verë

Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht. Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat e lindur në pranverë, por me një ndryshim, ndryshimi i humorit është një nga problemet e tyre më të mëdha.

Të lindurit në verë mund të jenë duke qeshur tani, por pas 10 minutash do t’i shohësh në kulmin e nervave. Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë bipolariteti, por personat e lindur në gusht kanë probabilitetin më të madh të vuajnë nga ky çrregullim.

Pranverë

Personat e lindur në muajt mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë ç’ka do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur.

Ata nuk demoralizohen kurrë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye. Por çdo gjë vjen me një çmim, të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik.

 

Vjeshtë

Njerëzit që besojnë në astrologji e dinë tashmë që shenjat që kanë lindur në vjeshtë janë personat më gjakftohtë që mund të ekzistojnë në planet. Shembulli më i mirë është padyshim, Peshorja.

Sezoni i të korrave, që përkthehet në sasi të mëdha lëndësh ushqyese, dhe fakti që netët e gjata e sëmundjet e dimrit nuk kanë ardhur akoma, bëjnë që personat e lindur në këtë stinë të kenë një nivel minimal depresioni dhe çrregullimi bipolar. Por, ata kanë një gjë, irritohen shpejt.

 

Aktualitet

Fotot që po “çmendin” rrjetin/ Zbuloni imazhet më mahnitëse rreth mrekullisë së Tokës

Publikuar

-

Toka është një vend i cili fsheh shumë mistere dhe mrekulli të cilat nuk shihen nga të gjithë njerëzit por vetëm nga ata që janë me fat.

“BrightSide” sjell në listën e mëposhtme disa foto mahnitëse rreth planetit tonë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cila ngjyrë të pëlqen? Zbulo personalitetin tënd sipas preferencës

Publikuar

-

E bardha

E bardha është kombinimi i të gjitha ngjyrave të dritës. Nëse të pëlqen e bardha je një njeri i lumtur,gjithnjë në kërkim të një raporti me njerëzit e tjerë.Të tjera elemente të lidhura me të bardhën janë dlirësia, dhembshuria si dhe formaliteti dhe spiritualiteti.

Blu

Bluja është ngjyra e ujit, kështu jemi të gjithë natyrshëm të tërhequr prej saj, Të gjithë kemi nevojë për ujë, në mënyrë që të mbijetojmë. Personat të cilët preferojnë ngjyrën blu, janë të qetë, të thellë si dhe optimistë.

E gjelbër

E Gjelbra është ngjyra e shumicës së ushqimeve, kështu që është ngjyra e jetës. Personat që kanë të preferuar ngjyrën e gjelbër, janë të qetë, ndjehen rehat dhe kanë një sens rinie që i shoqëron përgjatë gjithë jetës.

E Kuqja

Nëse e kuqja është një nga ngjyrat e tua të preferuara, me siguri je një njeri ekstrovert dhe sensual. Njerëzit që pëlqejnë të kuqen janë të fortë, agresivë dhe shumë shprehës.

E zeza

Fëmijët e dinë që nëse përzien të gjitha ngjyrat do të kesh ngjyrën e zezë, ose që e zeza shpreh mungesën e ngjyrave. Normalisht, ata që pëlqejnë ngjyrën e zezë kanë personalitet të errët, gotik, punk. Ata që pëlqejnë të zezën janë shpirtra të vjetër, antagonistë, të thellë, intensë e shpesh janë në në ankth.

Portokalli

Portokallia është një ngjyrë energjie. Nëse është ngjyra juaj e preferuar tregon se jeni energjikë dhe fizikisht të shëndetshëm.Personat që pëlqejnë ngjyrën portokalli, janë të lumtur dhe optimistë.

E purpurt

Njerëzit që pëlqejnë të purpurtën, kanë dinjitet, megjithatë janë melankolikë dhe të trishtuar. Ankthi dhe gjendja emocionale e paqendrueshme lidhen me ngjyrën vjollcë.

Roza

Ata që pëlqejnë ngjyrën rozë, janë të sjellshëm, por plot me energji dhe alegri. Ata janë gjithashtu fizikisht aktivë.

E verdha

E verdha është një ngjyrë e gjallë, nëse është ngjyra juaj e preferuar tregon se jeni i ndrojtur. Ajo që shpreh e verdha si ngjyrë është rini, simpati, dëshirë për jetë aktive si dhe simpati.

Kafe

Nëse e kafta është ngjyra juaj e preferuar, ju jeni me këmbë në tokë dhe jetoni në ekuilibër me natyrën. Ndjehesh i sigurtë dhe shpirtërisht i mbushur. Shumë rrallë mund të dëshpërohesh dhe të mërzitesh.

Gri

Nëse grija është ngjyra juaj e preferuar mund të keni tendencën për të qenë melankolikë. Të tjera dukuri që lidhen me grijën janë gjendja e ankthit, pasiguria si dhe mbajtja e fshehur e ndjenjave.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të bëni foton perfekte në Instagram? Ja disa këshilla për ju

Publikuar

-

Vera nuk mund të “shtyhet” pa disa foto ku tregojmë vendet ku po relaksohemi ose trupin e nxirë në temperaturat e nxehta.

Por si mund të bëni foton perfekte ? Më poshtë do të shikoni disa stile si të pozoni sa më bukur.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending