Kreshnik Spahiu: Opozita e re koalicion me Amerikën, e vjetra me Monikën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Opozita e re koalicion me Amerikën, e vjetra me Monikën

Publikuar

-

Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re ‘Bindja Demokratike’ ndërsa të martën do ta regjistrojë për të shkuar kështu drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndërkohë që po sot, Aleanca Kuqezi njoftoi regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale duke e dërguar në 26 numrin e partive që do të marrin pjesë, ndërsa PD-LSI dhe disa nga partitë në koalicionin opozitar kundër Ramës akoma nuk janë regjistruar.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv nga Berlini u shpreh se  është e domosdoshme që të krijohet një pol i tretë përballë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të larguar Bashën dhe Ramën. “Unë kam kontaktuar vazhdimisht me lideren e re, Hajdari dhe i uroj asaj suksese. Inkurajoj një koalicion të bashkuar opozitar, ti shpallin opozitë dyshes PD-PS. Nëse do të rrinë të distancuar do të jenë të dështuar. Shqipëria ka nevojë për pol të tretë” tha ai.

Ai tha se ka pasur oferta për t’u rikthyer në Shqipëri, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë për zgjedhjet lokale.  Opozita e vjetër deklaroi se nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, nëse më parë nuk largohet kryeministri Edi Rama. Pjesëmarrja në zgjedhje e opozitës kushtëzohet vetëm me krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë mbajtjen e tyre të lira dhe të ndershme.

Por, Spahiu thotë se pavarësisht nëse merr pjesë apo jo opozita e vjetër zgjedhjet duhet të zhvillohen, pasi edhe në 1998 në referendumin për Kushtetutën, Berisha bojkotoi, por procesi u njoh nga ndërkombëtarët dhe Kushtetuta është në fuqi. “Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizi” tha ai.

Intervista e plotë e Kreshnik Spahiut në Report Tv
Si e shikoni pjesëmarrjen e Aleancës Kuqezi në zgjedhjet e 30 qershorit?
Do të doja të deklaroja që vendimin për të marrë pjesë në zgjedhje të Aleancës Kuqezi dhe partisë së Rudina Hajdarit e kam mësuar pak më parë në media. Është një vendim i rëndësishëm, por dy vite më parë marrëveshja Rama-Basha ka hapur një kapitull të ri dhe shpresoj që të mos ndodhë sërish. Unë i kam sugjeruar AK-së dhe Rudinës, së pari u uroj suksese në zgjedhjet lokale dhe me vendosmëri do  u kërkoja me bindje, apo partive të tjera të reja nëse do të përsëritet një marrëveshje si ajo e 17 majit, e cila do të shtynte afatet kushtetuese këto parti duhet të bojkotojnë. Pjesëmarrja e tyre duhet të jetë respekt për afatet Kushtetuese dhe nëse do të ketë pazar politik, atëherë të gjitha partitë duhet të denoncojnë këtë shkelje. Shpresoj që të mos ndodhë ajo që ndodhi dy vite më parë dhe hoqi mundësi për të kandiduar me koalicione. Pjesëmarrja është për shmangie e luftës civile që kërcënon Berisha, që është skenar rus për të destabilizuar Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Kjo i çon ujë mullirit të Putinit dhe Moskës. Rusia kërkon mos integrimin e Ballkanit në BE.

Në 23 qershor 2017 morët 10 mijë vota, po tani cilat janë pritshëmritë për AK-në?
Shumë nga partitë me karakter patriotik nuk kanë pasur sukses në fillime. Ne nuk pranuam koalicion me Ramën dhe tani gjysma e shqiptarëve duan largimin e tij. Një nga gabimet e Ramës ishte mos arrestimi i ish-zyrtarëve të demokratëve, pasi Shqipëria duhet të ecte në rrugën që ndoqi Kroacia. Sot kryeministri maqedonas nxori fletë arresti për gjysmën e qeverisë. Ky është një gabim fatal që qeveria e re. Kam pasur disa oferta për t’u rikthyer qoftë nga Aleanca dhe të tjera, por për shkak të projekteve që kam nga organizatat ndërkombëtare në Gjermani jam i vendosur të mos kthehem në këto zgjedhje lokale. Por nëse do të kthehem në politike do të kthehem me një kauzë, arrestimin e peshqve të mëdhenj në politikë. Me katër arrestime sot shpëton Shqipëria, mund të ndërtojmë një Shqipëri tjetër. Duke i hequr vizën katër peshkaqenëve të politikës mund të lëvizin të lirë katër milionë të tjerë. Nëse do të lejojmë riciklimin politik të njerëzve të kriminalizuar do të ishte fatale. Vetëm një marrëveshje Rama-Basha, që dirigjohet nga Berisha do të ishte e papranueshme për të ndaluar ndarjen e bashkive në tavolinë apo rotacion politik.

Kjo do ta çonte Shqipërinë 20 vite pas. Ky është skenar i një njeriu, që e ka provuar bojkotin. Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizim. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë votimet. Berisha ndihet i kërcënuar, SHBA i ka vendosur kushtet. Izolimi i Berishës solli djegien e mandateve, dhe nxjerrjen e PD-së nga parlamenti. Basha nuk kishte forcë për të nxjerrë Berishën dhe PD-në nga parlamenti. Ndërkombëtarët janë lodhur me Bashën. Sali Berisha kërcënon me destabilizim, që të ulet në negociata. Ndërkombëtarët duan të djegien mandatin e Berishës përgjithmonë që të mos jetë pjesë e parlamentit. Amerikanët thonë troc, inkurajojmë deputetët e rinj. Basha i vetmi lider në botë, që shkatërron opozitën. Në opozitë ke nevojë për bashkim, por kreu i saj vetëm largon, lista e tradhtarëve është më e gjatë e qëndrestarve.

A do i bashkoheni Bindjes Demokratike?
Unë kam kontaktuar vazhdimisht me lideren e re, Hajdari dhe i uroj asaj suksese. Ftesave unë u jam përgjigjur negativisht, kam një kontratë që nuk mundet ta ndërpres me dy organizata të mëdha ndërkombëtare, për momentin nuk mund të përfshihem në zgjedhjet lokale. Inkurajoj një koalicion të bashkuar opozitar dhe i shpallin opozitë dyshes PD-PS. Nëse do të rrinë të distancuar do të jenë të dështuar. Shqipëria ka nevojë për pol të tretë. Opozita e re ka zgjedhur koalicionin me Amerikën, ndërsa e vjetra me Monikën. Lëreni Lulin me Monikën dhe Berishës të izolohet, lëreni të vetëvritet. Në 30 qershor nuk do të jem në Shqipëri. Sfida ime do të jetë kundër Ramës dhe Berishës për t’i larguar. Metën, Bashën, Berishën për t’i larguar nga politika. Basha për 14 vite ka mbajtur 14 poste, Berisha është provuar 28 vite, Rama 20 vite në pushtet, këta janë konsumuar. Ka ardhur koha për ndryshim….

Aktualitet

Skandali/ I vunë gjobë mikut të shefit të policisë, arrestohen tre punonjës të ISSH

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali ka bërë publik denoncimin e një punonjësi të ISSH-së, i cili shkruan se tre kolegë të tij janë arrestuar sot në shenjë hakmarrje pasi i vunë gjobë mikut të shefit të policisë.

Në denoncim qytetari tregon se pronari i biznesit që u gjobit, nuk kishte dokumentet e duhura, dhe për këtë i vunë 1 milon lëkë gjobë.

Postimi i plotë

Arrestohen per shkak te detyres inspektoret sepse guxuan, kontrolluan dhe gjobiten eksponentin e narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje drSot ne oren 10:00 paradite 3 punonjes te issh lezh vajten ne shengjin per kontroll .por zoteria Viktor doda nuk kishte dokumenta e duhura dhe ne baz te ligjit i pren nje mlion lek gjob por ne momementin e largimit i kan arrestuar te tre punojnesit se ky zoteria esht shum shok me shefin nga tepelena dhe ka nje ore qe i kan len te lir nje nga punonjesit esht nipi i imi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Udhëtimi i Merkelit drejt majave të pushtetit

Publikuar

-

By

Nga vajza e një prifti në Gjermaninë Lindore në femrën e parë kancelare: Më 17 korrik Angela Merkel mbush 65 vjeç. DW sjell pjesë nga jeta e një prej liderëve më të fortë të botës sot.

Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është rizgjedhur katër herë deri tani dhe është në vitin e saj të katërmbëdhjetë si Kancelare. Edhe pse pa fëmijë, shkrimtarja gjermane Juli Zeh e ka quajtur atë “Mutti” – nëna e sigurisë gjermane.

Kur Angela Dorothea Kasner e vogël ishte duke u rritur, kush mund të mendonte se ajo do të bëhej një nga personat më të fuqishëm në botë? Shumë punë, praktike, strikte – Angie e vogël u rrit në një shtëpi protestante në qytetin Templin në Gjermaninë Lindore. Babai i saj ishte prift dhe mamaja kujdesej për të dhe tre vëllezërit e motrat më të vegjël.

Gjyshja Greta dhe gjyshi Ludwig në fotografi me djalin e tyre Horst Kazmierczak , babain e Angela Merkel. Familja Kazmierczak jetonte në Poznan, një qytet polak nën pushtimin prusian. Në vitin 1930, kur emigruan në Berlin ata e ndryshuan mbiemrin në Kasner. Në vitin 2013 kur u bënë publike rrënjët polake të Kancelares u bë një zhurmë e madhe.

Pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1973 pothuajse me nota perfekte, Angie bëri pushime në kamping. Ajo shkëlqeu në rusisht dhe matematikë dhe ishte pjesë e lëvizjes komuniste “Rinia e Lirë Gjermane”. Merkel është liderja e parë gjermane që vjen nga Gjermania Lindore.

Angela studioi fizikë në Lajpcig, qyteti ku takoi edhe bashkëshortin e saj, Ulrich Merkel. Ai më vonë e cilësoi si “si një vajzë shumë miqësore, të hapur dhe e natyrshme”. Ajo pëlqente të udhëtonte, si këtu në Pragë (e treta nga e djathta ) në vitin 1982. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore dhe bëri doktoraturën në kimi kuantike.

Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989. Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.

Merkel në fillim u bë sekretare e përgjthshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.

Merkel ka reputacion të fortë në një botë politike të dominuar nga meshkujt. Si liderja e vendit me ekonominë më të fortë në Europë, zëri i saj ka patur peshë gjatë krizës financiare dhe ka luftuar për interesat e Gjermanisë. Kritkët e akuzojnë se ajo bën shumë manovra politike dhe se nuk reagon në kohë.

Merkel u divorcua nga burri i saj i parë: “Një ditë ajo bëri gati valixhet dhe u largua”, tha ai. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer, një profesor kimie. Edhe pse ajo nuk ka fëmijë të sajët, Sauer ka dy djem nga martesa e mëparshme. Merkel dhe Sauer jetojnë në një apartament modest në Berlin  dhe kanë në pronësi një dyqan.

Merkelit i pëlqen t’i kalojë pushimet në ishullin italian të Iskias, ku noton dhe bën hiking me bashkëshortin e saj. Ndërsa në dimër ajo preferon skitë.

Merkel rrallë herë bie në sy me veshjet e saj. Këtu merr pjesë në hapjen e Operas së Oslos në krah të ish-kryeministrit të atëhershëm norvegjez , Jens Stoltenberg. Kjo veshja atëherë shkaktoi shumë diskutime në Gjermani. Merkel pëlqen muzikën klasike dhe është një vizitore e rregullt e Festivalit Wagner në Bayreuth.

Merkel ndjek nga afër kombëtaren e futbollit të Gjermanisë në ndeshje të rëndësishme. Pas fitores së Kupës së Botës më 2014, së bashku më Presidentin Joachim Gauck, ajo vizitoi skuadrën në dhomat e zhveshjes./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Spartak Ngjela/ Pse Ilir Meta, është më në hall se Berisha dhe Basha!

Publikuar

-

avokat ngjela

Jetojmë në një zonë ballkanike ku liderit, kush më shumë e kush më pak, nuk sundojnë si drejtues politikë, por si gënjeshtarë gënjeshtrash që nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Shpesh kjo i bën qesharakë. Janë pushtuesit sllavë e grekë të territoreve shqiptare që vetë shtetet e tyre i kanë investime në falsitet, me histori të gënjeshtërt. Por janë edhe gënjeshtarët historikë të lidërshipeve të Shqipërisë që hedhin të njëjtën valle, sepse vjedhin shqiptarët.

l.

Në fakt, liderët aktualë të Shqipërisë, edhe në jetën e përditshme dallojnë që mbështeten të gënjeshtra, sepse janë së brendshmi me konceptimin oriental të fjalës: kjo filozofi thotë se fjala ka dalë për të fshehur mendimin. Këta kështu duket se janë ndërtuar. Por duhet të theksojmë se Perëndimi ndahet nga Lindja pikërisht te qëndrimi ndaj gënjeshtrës. Qytetërim perëndimor do të thotë antigënjeshtër.

Po shoqëria shqiptare si e ka sot raportin më të vërtetën? E ka në përmirësim, sepse ne kemi vuajtur 45 vjet nga gënjeshtra e ngritur në një sistem vrastar punist.

Po politika e sotme e gënjeshtërt a ka lidhje me punizmin vrastar? Sigurisht që ka, sepse shqiptarët jetuan për 45 vjet sipas këtij kushti: ose jashtë i varfër në ekstrem dhe më gënjeshtrën, ose me të vërtetën, por në burg.

ll.

Si paraqitet sot karakteri gënjeshtar i politikës në Shqipëri dhe në Kosovë, në Serbi dhe në Greqi?

Në këtë pellg ballkanik, më tipikët janë: Berisha,-Basha në Tiranë; Thaçi në Prishtinë; dhe Rama në Tiranë..

Më qesharakë duket të jetë Berisha dhe Lulzim Basha. Sepse në fakt janë në hall ngaqë kërcënohen nga reforma që po vjen për hetimin e pasurisë së tyre. Prandaj janë bërë qesharakë me gënjeshtrën e tyre: këta nuk i pranon politika e lartë perëndimore, janë kundër Uashingtonit pikërisht për këtë, dhe dalin nëpër rrugë me flamuj amerikanë. Politika amerikane tallet me ta, dhe këtë e di edhe Berisha edhe Basha. Por ju mendoni se ata mendojnë që po gënjejnë politikën amerikane me këtë gjest? Jo, gënjejnë përkrahësit e tyre te të cilët nuk do t’i mbështetnin po ta dinin se nuk i pranon fare Uashingtoni.

Dhe janë edhe më qesharakë kur paguajnë ndonjë gjerman apo ndonjë amerikan, që nuk kanë lidhje fare me politikën e lartë, dhe i detyrojnë edhe këta që të gënjejnë. Dhe përsëri me të njëjtin qëllim: të gënjejnë shqiptarët.

Ka edhe më shumë se kaq te sistemi gënjeshtar i tyre. Basha në fillim dhe Berisha si shtytës pas tij, edhe pse e dinë që Reforma në Drejtësi drejtohet nga amerikanët, sokëllijnë në jerm dhe thonë që bëhet nga Rama. Ramë ziu është me ta, por nuk ka ç’bën, kurse dy të tjerët që kanë hallin e pronave dhe të parasë së akumuluar në mënyrë të paligjshme, mendojnë që të gënjejnë përkrahësit që këta të kenë një motiv revoltues. Po revolta përse duhet? Revolta lipset që, këta të dy dhe disa të tjerë të taborit të tyre të shpëtojnë pronat dhe paratë. Por tani, pas kërcënimit amerikan, edhe revoltë nuk mund të ketë më.

Domethënë asgjë. U dogjën kot. Nuk i shpëtojnë dot pronat dhe paratë. Kjo kohë nuk i përkrah dhe reforma është sot detyrë shqiptare që shqiptarët të hyjnë në Bashkimin Europian dhe në rrugën e zhvillimit për të mposhtur një herë e mirë varfërinë. Kjo do të thotë se, shpronësimi i të korruptuarve është shpresa për shpëtim e shqiptarëve. A e kuptoni tani që korrupsioni shqiptar nuk ka më te ardhme!

Po pse lodhen këta të korruptuar? Kot. Madje janë mëse teveqelë kur mendojnë se pronat dhe sundimin do ta ruajnë me anë të Rusisë, dhe prandaj gënjejnë për çdo gjë.

Po gënjeshtra ç’duhet kur kjo reformë po drejtohet nga forcat politikës amerikane? Kot. Është më shumë natyra naive e njeriut të akuzuar që i ka pushtuar në këto kohë. Njeriu i akuzuar që nuk di të mbrohet, gënjen si një fëmijë.

ll.

Po Meta?

Edhe ky gënjen për të shpëtuar veten dhe pronat nga reforma. Këta birbore e kanë ditur se janë zgjedhur në krye të vendit për interesin e tyre vetjak të pasurimit. Kështu mendon ende dhe ky Meta. Është në një hall dyfish. Duan ta shkarkojnë në Parlament e ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Por, po shkoi atje, mund të marrë dënim me burg, se shkelja e kushtetutës është vepër penale. Në fakt, për Shqipërinë dhe shqiptarët, ky do të jetë hapi i parë pozitiv që nga viti 1924. Dhe sigurisht që do të ndodhë.

Kurse Meta po bëhet qesharak me Bashën duke tundur ato dekrete pa vlerë të cilat do bëhen shkak për dënimin penal të presidentit të Shqipëris. Janë të dy jashtë arsyes juridike të mbrojtjes, dhe mendojnë se, e vetmja rrugë e shpëtimit të tyre është destabilizimi i Shqipërisë. Kanë marrë në dorë një dekret pa vlerë juridike, dhe kërkojnë të fshehen pas tij. Nuk arrijnë të kuptojnë që një ditë e re zgjedhësh është normë juridike që del nga kushtetuta jo nga letra pa vlerë. Nuk janë në gjendje të pyesin veten: coli është organi ligjor që dëo të organizojë zgjedhjet?

Prandaj me thirrjet dhe pohimet e tyre nuk po dihet se kë kërkojnë të gënjejnë, veten apo të tjerët!!!

lll.

Po Thaçi? Ky del të jetë një tjetër lloj gënjeshtari. U vërtit e u vërtit me presidentin e Serbisë, Vuçiç, dhe gënjente për territoret. Donte t’i jep Serbisë Kosovën e Veriut, dhe gënjente sikur gjithçka e bënte që t’i merrte Sërbisë Preshevën dhe territoret e banuara nga shqiptarët. Donte të thosh që Presheva është më e rëndësishme për Kosovën se Mitrovica. Por dështoi, dhe tani më gënjeshtrat e Preshevës po bëhet qesharak. Në fakt kjo është rruga, sepse, tragjikja, kur dështon, kthehet në komike.

Ja këta janë.

lV.

Po Vuçiç?

Ky është më interesanti se ky nuk di ende të kuptojë se për cilin interes luan: luan për interesin e tij, apo për interesin e Serbisë. Në fakt kuptohet se po tallet me veten. E di që Serbia nuk pranohet nga Perëndimi, por gënjen serbët. Indirekt iu thotë këtyre: do ta marrim sërish Kosovën. Por befas Kosova i ka vënë taksë 100 përqind mallrave serbe që hyjnë në Kosovë. Kjo e tremb, se i del bllof gënjeshtra, se serbët pyesin: “kaq e fortë qënka Kosova?” Dhe prandaj Vuçiçi vërtitet e vërtitet me takime shterpë presidentësh europianë të rendësishëm, të cilët i thonë në Beograd se Kosiva është një shtet i pavarur.

 

Nuk kuptohet, ky kaqol, e di historinë apo jo? E di ky që territoret shqiptare shkojnë deri në Nish? Në fakt bën sikur nuk e di, njëlloj si e gjitha shkolla serbe që edhe pse e di që janë të ardhur në Ballkanin Perëndimor, thërrasin gjithë ditës se tokat tyre janë pushtuar nga shqiptarët. Do vazhdojë të gënjejnë dhe për ca pak kohë.

V.

Po Rama?

Ky ka gënjyer boll; por tani është në tërheqje sepse e njohu më në fund forcën amerikane. Nuk doli hapur për asnjë kundërshti dhe gënjeu deri në caqe që nuk kishin të bënin me Reformën. Tani duket se është në pritje. Por për të, në këto momente ka vetëm një pyetje: A do ta çojë deri në fund goditjen për shkarkim të presidentit Meta, apo do të tërhiqet me ndonjë gënjeshtër të rëndomtë?/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending