Connect with Us

“I bën ballë servilizmit”/ Besa Kokëdhima tregon pse i ati duhet të jetë kryetar bashkie

Aktualitet

“I bën ballë servilizmit”/ Besa Kokëdhima tregon pse i ati duhet të jetë kryetar bashkie

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme këngëtarja Besa Kokëdhima gjatë intervistës në “Xing me Ermalin” ka folur edhe për kandidaturën e të atit, Koço Kokëdhimës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Besa tregoi se lajmin e lexoi në media dhe më pas e telefonoi të atin për ta konfirmuar.

“Unë mendoj se është një shans shumë i mirë për politikën shqiptare edhe pse të them të drejtën unë nuk do doja që babai të merrej me politikë por të kalonim kohë bashkë. Unë prindërit i takoj shumë rrallë dhe akoma nuk i kam takuar tani që kam ardhur në Shqipëri. Por dëshira e tij dhe besimi i tij është i jashtëzakonshëm.

Ai ka vizione gjeniale dhe është një njeri që di si t’i japë zgjidhje kësaj situate kaotike që të gjithë e kuptojnë që nuk mund të vazhdojë më. Babai im po ju fut një gare fiton. Është i vetmi personalitet që mund t’i bëjë ballë presionit, servilizmit që ka kjo politika dhe kryetarët e sotëm”, u shpreh Besa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zaev shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare

Publikuar

-

Nga

Zaev

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet t’i njoftojë të dhënat e para jozyrtare gjatë ditës së enjte.

Lidhja Social Demokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e së mërkurës. Ndonëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar me përpunimin e rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit, LSDM-ja bëri të ditur pak para orës 2 të mëngjesit (me orën lokale)rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Drejtuesi social-demokrat dhe ish-kryeministri Zoran Zaev tha se partia e tij ka fituar 49 mandate, ndërsa VMRO-ja 46. Zoti Zaev tha gjithashtu se pret edhe dy mandate të tjera deputetësh.

Në një konferencë shtypi zoti Zaev tha se partia e tij korri sukses; “Koalicioni “MUNDEMI” është fitues i zgjedhjeve dhe vullneti i popullit u konfirmua për një të ardhme të sigurt, patriotizëm ekonomik, shtet të së drejtës. Rruga përpara u konfirmua. Rrezikut i thamë JO”, u shpreh Zaev. Ai i quajti zgjedhjet shembullore, të qeta, me dinjitet të lira, demokratike e të sigurta. “Qytetarët i njohën vlerat e vërteta; na dhanë besimin. Koncepti integrimit e mundi konceptin e izolimit”, tha Zoran Zaev.

KSHZ, ndërkohë nxori të dhënat të përpunuara për 94 për qind të vendvotimeve, por nuk ofroi të dhëna të qarta lidhur me mandatet e fituara në bazë të kësaj përqindjeje. KSHZ-ja megjithatë bëri të ditur se LSDM-ja ka marrë 36.13% të votave. VMRO 34.65%. BDI 11.57%, ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79%. E majta 3.96 %, PDSH – 1.48% dhe partia e re Integra 1.3% të votave në shkallë vendi. Por këto të dhëna nuk ndihmojnë për t’u përkthyer si mandate në parlament për shkak se vendi ndahet në gjashtë zona zgjedhore dhe secila dërgon njëzet ligjvënës në parlament.

Tek kampi politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij ka fituar 12 deputetë dhe se prit konfirmimin edhe të një tjetri.

Aleanca dhe Alternativa mund të kenë fituar deri në dhjetë deputetë, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare, sipas të gjitha gjasave, një vend në parlament.

Zyrtarë të VMRO-DPMNE-së thanë se duhet pritur numërimi me qetësi i të gjitha votave për të parë ndryshimet e mundshme. Kjo parti shpreson se rezultati do të jetë tepër i ngushtë. KSHZ pritet t’i njoftojë të dhënat e para jozyrtare gjatë ditës së enjte./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë në mes të ish-Bllokut/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Plumbat trondisin Shkodrën/ Qëllohet me armë drejt një personi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat me armë që ndodhen gjatë natës që lamë pas në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Mësohet se nga të shtënat me armë është plagosur në këmbë një 31-vjeçar, ndërsa një tjetër është plagosur me sende të forta.

Dyshot se i dëmtuari me sende të forta ka plagosur me armë zjarri 31-vjeçarin pas një konflikti që kanë pasur të dy.

Burimet bëjnë të ditur se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën…vijon

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulet mosha mesatare e vdekjeve në vend nga Covid-19/ Rreth 19% janë nën 60 vjeç

Publikuar

-

Nga

Ulet mosha mesatare e vdekjeve në vend nga Covid-19/ Rreth 19% janë nën 60 vjeç

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid -19 po ulet teksa përhapja e pandemisë në vendin tonë po përhapet me ritme te shpejta, duke zbritur tek moshat e reja.

Sipas të dhënave zyrtare mbi statistikat e vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, të përpunuara nga Monitor, me 15 korrik (me 101 jetë të humbura) mosha mesatare arriti në 67.8 vjeç, nga 71,2 vjeç që ishte në javën dytë të prillit (12 prill, me 23 jetë të humbura).

Që nga muaji i dytë i pandemisë e deri tani mosha e vdekurve nga Koronavirusi është ulur me 3.4 vite. Nga fillimi i korrikut fillimi i qershorit mosha mesatare është ulur me 1.3 vjet.

Ulja e moshës mesatare ka qenë e dukshme tek femrat. Më 15 korrik mosha mesatare grave që humbën jetën nga Covid-19 ishte 67.8 vjeç nga 77 vjeç që ishte në 12 prill, pas disa rasteve të moshave të reja që nuk e përballuar sëmundjen, siç ishin 49 dhe 21 vjeçarja që ndërruan jetë ditën e djeshme.

Ndërsa për meshkujt mosha mesatare është pothuajse e pandryshuar në rreth 68 vjeç.

Për herë të parë në 15 korrik, mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është më e ulët se atyre e meshkujve, ndonëse me një diferencë fare të vogël.

38% e rasteve të jetëve të humbura ishin femra dhe 62% meshkuj, në linjë me tendencën globale, ku burrat kanë një normë fataliteti më të lartë. Gjithsesi, pesha e femrave ka shënuar rritje, në raport me 33% që ishte në 19 qershor.

Ulja e moshës së mesatare pas heqjes së masave kufizuese erdhi për shkak të krijimit të një vatre infeksioni në spitalin Nënë Tereza, ku humbën jetën disa pacientë të rinj në moshë që po trajtoheshin më sëmundje të tjera, ndërsa u infektuan edhe me Covid-19.

Mjeku pneumolog, Ajet Braho thotë se, mosha mesatare e vdekjeve në vendin tonë ka ardhur me ulje pas heqjes së masave kufizuese, pasi edhe virusi ka prekur më se shumti moshat e reja. Sipas Statistikave të Institutit të Shëndetit publik, mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me Covid -19 më 14 korrik ishte 46.5 vjeç. Me datën 22 prill mosha mesatare e të prekurve ishte 47.5 vjeç.

Të prekurit mbi 65 vjeç përbejnë vetëm 8 për qind e totalit të personave të prekur deri më datën 14 korrik. Tendenca e përhapjes dhe fataliteteve në moshat e reja është globale, thotë mjeku pneumolog Luan Dyrmishi. Teksa  u mësua se virusi është fatal më së shumti në moshat e vjetra, kjo kategori rriti kujdesin dhe masat mbrojtëse, ndërsa të rinjtë u ekspozuan më shumë pas heqjes së masave, argumentoi ai.

Mjekët pohojnë se është  e vërtetë që gratë në vend jetojnë më gjatë (pritshmëria në lindje e femrave në vend është vjeç, përkundrejt 77 të meshkujve), por gjithsesi gratë kanë një barrë më të lartë sëmundjesh edhe në moshë të re.

Vdekjet sipas grupmoshave, 19% janë nën 60 vjeç

Statistikat e vdekjeve nga Covid-19, tregojnë se grupmosha me fatalitetet më të larta është 60-69 vjeç, me 39% të jetëve të humbura. 27 për qind ishin në moshën 70-79 vjeç dhe 16% mbi moshën 80 vjeç.

Si rrjedhojë e humbjes së jetëve në moshat e reja, sidomos tek femrat, ka një rritje të peshës së fataliteteve nga Covid-19 të moshës nën 60 vjeç, që kanë arritur në gati 19% të total, nga 9% që ishte në 19 qershor.

Në Itali, ndonëse me një numër shumë të lartë fatalitetesh, pesha e vdekjeve te personat nën 60 vjeç, ndaj totalit është rreth 5%.

Vetëm 2% e rasteve në vend nuk kishin sëmundje shoqëruese. Sëmundjet shoqëruese që mbizotërojnë janë tensioni i lartë dhe diabeti. Në fakt, sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në vend, me 50% të totalit.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se mesatarisht në vend, nga shkaqe natyrore humbën jetën në vend 21.9 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë. Më shumë se gjysma e tyre (32 në ditë) ndërruan jetë nga aparati i qarkullimit të gjakut (zemra, sulmi në tru etj). Nga tumoret humbën jetën rreth 10 persona në ditë (shih grafikun në fund).

Deri tani, niveli më i lartë i vdekjeve në vend nga shkaqe natyrore është shënuar në 2014-n, me 22.4 mijë persona dhe në 2017-n, me 22.2 mijë persona. Ndërsa në tremujorin e parë, niveli më i lartë u shënua në 2017-n./ Monitor

LEXO TE PLOTE