Connect with Us

Denoncimi/ Punonjësit e eksporteve po marrin në qafë fermerët

Aktualitet

Denoncimi/ Punonjësit e eksporteve po marrin në qafë fermerët

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin me pikat e eksporteve të frutave dhe perimeve në zonën e Lushnjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha publikoi mesazhin e një fermeri, i cili shkruan se punonjësit e pikave të eksportit kanë bllokuar tregun ëpr 3-4 ditë dhe i ulin çmimet sipas dëshirës.

Postimi i plotë:

Narko qeveritaret vjedhin TVSH e fermereve dhe i falimentojne ata!

Lexoni mesazhin e fermerit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!

Dua te denoncoj rastin qe po ndodh me pikat e eksporteve te frutave dhe perimeve ne zonen e Lushnjes.

Jane bere te gjith keta te pikave qe eksportojne jashte vendit tone ne nje mendje bllokojne tregun per 3-4 dite dhe ulim cmimin si i do qejfi sepse jan miqte e Rames dhe nuk u kerkon kush llogari,TVSH ja u jep pikave te eksportit sepse e ndajn bashk me shtetin por nuk u ngopkan keta nga 2000lek kilogrami i specin ne daten 18 prill tani me dat 20prill ne 1200lek po na marrin ne qaf po na groposin dhe ketu tek shtresa e fundit qe eshte bujqesia arriti te vjedhi.

LEXO EDHE:  "Dielli sot u shua për Gëzim Krujën"/ Berisha shpreh ngushëllimet për humbjen e aktorit

Ju faleminderit Doktor

Ju lutem anonim /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor: Shqipëria e parafundit në Europë në 2020

Publikuar

-

Nga

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Sipas përditësimit të fundit që i përket janar-qershor 2020 Shqipëria mori 53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë.

Numbeo sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëri renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.

Sipas hartës bashkëngjitur shihet se vendet e Europës Lindore dhe Juglindore kanë sisteme të dobëta të shëndetit.



Edhe tregues të tjerë të publikuar nga organizata vendase dhe huaja, duke përfshirë edhe Organizatën Botërore të Tregtisë bënë theksin se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të dobëta, me një numër të ulët stafesh mjekësore, burime të pakta financimi dhe një infrastrukturë të vjetruar dhe mungesë pajisjesh mjekësore.

Aktualisht Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, teksa mesatarja e vendeve në Zhvillimin është mbi 3 mjekë për 100 banorë. Gjithashtu Shqipëria angazhon vetëm 3 për qind të burimeve publike për financimin e shëndetësisë, në një kohë q në vende të tjera në tranzicion dhe të zhvilluara ky tregues arrin nga 4-7% PBB-së.

LEXO EDHE:  Berisha i vendosur: Qeveria do të rrëzohet

LEXO EDHE:  Berisha denoncon me foto/ Ja si fshihen dëmtimet e pallatit në Durrës

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në krahasim me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjet e Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell e temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Ditën e sotme vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen nëpër territor.

Sipas MetoAlb, pasditja zhvillon vranësirave në skajin Verior-Verilindor, ku do te ketë reshje te karakterit lokal. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.



LEXO EDHE:  Artan Hoxha përgënjeshtron Berishën/Eshtë TAP-i o doktor

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 – 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me 205 kilogram kanabis.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 22 vjeçari shqiptar, emri it ë cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Ai e kishte fshehur drogën në magazinën e një vile luksoze ku qëndronte prej disa muajsh me qira.



Operacioni për kapjen e drogës nisi pas sinjalizimit nga qytetarët se në banesë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, që dyshohet se ishte importuar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Berisha “kërcënon” Ramën: Ndalo terrorin ose…

LEXO EDHE:  Berisha “ultimatum” Bashës/Bëj analizën në PD, je përgjegjësi kryesor i humbjes (Video)

Mësohet se autoritetet greke kanë sekuestruar 205.4 kg lëndë narkotike, disa gjurmues GPS, disa karta SIM, telefona celularë dhe një peshore elektronike.

Gjykata e shtetit fqinj dha masën “arrest me burg” për të riun shqiptar deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE