LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Paratë e grabitjes në Rinas u gjetën

20 Prill 2019, 08:34, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Paratë e grabitjes në Rinas u gjetën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me grabitjen në Rinas, i cili mbrëmë në një studio televizive tha se ato mund të jenë djegur.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se paratë e grabitjes së shekullit janë gjetur, pas sipas tij vetë Lleshaj e ka pranuar se paratë janë djegur.

Më tej, Berisha ironizon ministrin Lleshaj, ndërsa thekson se paratë i grabitën për t?u ngrohur dhe jo për të blerë vota.

?Parate e grabitjes se shekullit u gjeten!

Pranohet vjedhje shteterore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!

Miq, mbreme nepermjet Vasal Kimikut, Edvini beri deklaraten qe nuk ja rrokte kujt mendja njeriu ne bote. Ai tha se parate jane djegur, me fjale te tjetra:

– i grabitem per t?u ngrohur dhe,- nuk i morem per te blere vota..! sb?-shkruan Berisha në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga