LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 16 vjeçare

19 Prill 2019, 08:40, Aktualitet CNA
Tragjike/Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 16

Aktorja e cila lindi në Warwickshire në vitin 2002, e filloi karrierën e saj në moshën 2-vjeçare në vitin 2004 në shfaqjen e BBC, Absolutely Fabulous.Në vitin 2012 ajo ka pasur një skenë bashkë me aktorët e famshëm të Hollivudit, Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin ?Cloud Atlas?.Aktorja e njohur e programit CCBC Millie Inbetween, Mya Lecia Naylor ka vdekur në moshën 16-vjeçare.

Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, por përfaqësuesit e saj A & J Management thanë se ajo vdiq më 7 prill.

Naylor ka luajtur së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never.

?Dashuria dhe mendimet tona janë me të gjithë familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë të vështirë?, thuhej në reagimin A & J.

 

Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të BBC, e përshkruante Naylor si një ?aktore, këngëtare dhe balerinë? jashtëzakonisht të talentuar.

 

Lajmet e fundit nga