Aktualitet
Nuk përmbahet gazetari/ Analistët janë sahanlëpirës, vulgu është në krye të shtetit

Gazetari Erion Kristo, i cili është i njohur për mënyrën e drejtpërdrejtë të të thënit të mendimit të tij në lidhje me atë çfarë ndodh në Shqipëri, sot nuk ka kursyer kritikat për klasën politike dhe as analistët.
I ftuar në studion e Fax News, gazetari Kristo tha se analistët janë sahanlëpirës, ndërsa vulgu është në pushtet, është klasa politike.
“Analistët janë sahanlëpirës, ndërsa gazetarët janë ata që hanë pluhur njëlloj si policët në rrugë dhe presin “xhevahiret” që nxjerrin nga goja klasa politike më e korruptuar në Europë. Vulgu është në krye të shtetit dhe ata qeverisin fatet e fëmijëve tanë nxjerrin broçkulla nga mëngjesi në darkë”-tha ndër të tjera Erion Kristo. / CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...