Nga Xhovani SHYTI/ Vettingu zbulon të afërmit “zemërgjerë” të gjyqtarëve dhe prokurorëve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Xhovani SHYTI/ Vettingu zbulon të afërmit “zemërgjerë” të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Publikuar

-

Ndërkohë që statistikat tregojnë se më shumë se 30 % e konflikteve gjyqësore, midis pjesëtarëve të farefisnive, ka në bazë pretendimet rreth ndarjes së pronësive, gjetjet e nxjerra nga vetëdeklarimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të procesit të vettingut, tregojnë të kundërtën.

Tregojnë se, përkundrazi, të afërm farefisnor, madje edhe pjesëtarë të krushqive, të këtyre dy kategorive të sipërpërmendura, nuk janë  as “dorështrënguar” dhe as “zemërngushtë”, por “zemërgjerë” me shumicë. Madje ka një përqasje pothuajse të barabartë midis 30 % të çështjeve gjyqësore, me bazë konfliktin ndërfisnor, dhe përqindjes së të afërmve “zemërgjerë” të gjyqtarëve e prokurorëve .

Të afërmve që të “prekur në shpirt” nga gjendja  financiare e njerëzve të tyre të një gjaku, apo rreth kryshqie, që e ushtrojnë aktivitetin në sistemin e drejtësisë  të mos ngurrojnë ti ofrojnë miliona.

Madje me llaf goje dhe jo duke aplikuar sistemin “kolateral” noterial të huadhënies, të cilin, trupat gjykuese të konflikteve të këtij lloji e sjellin si argument  bazë në dhënien e vendimeve në favor të palëve ndërgjyqësore.

Vëllezërit, motrat, vjehrri, vjehrra, prindërit, kunatat, kunetërit, bashkëjetueset, kushërinjtë etj., del të jenë “donatorë” asetesh justifikuese për ta.

Ish gjyqtari i njerës prej trupave elitare të gjyqësorit, B. D., i ka deklaruar komisioneve të vettingut se, ndër të tjera, disponon si pronë një apartament me sipërfaqe 146 metër katrorë dhe një garazh 15 metra katrorë, në Tiranë. Të dyja sqaron se i ka blerë kundrejt vlerës 180 mijë euro. Në justifikim të burimit të të ardhurave gjyqtari i lartë kishte deklaruar se 120 mijë euro i kishte marrë kredi, ndërsa 35 mijë euro qenë kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes. 25 mijë eurot e tjera B.D. pretendonte se ja kishte marrë hua vëllait dhe kunatit.

Në verifikimet e ndërmarra, KPK konstatoi se në datën e aktit noterial të huamarrjes së deklaruar, kunati nuk kish qenë në Shqipëri dhe ndonëse edhe në këtë rast gjyqtari i lartë e ndryshoi deklarim duke thënë se 10 mijë euro i kishte marrë nga babai i kunatit, KPK verifikoi paaftësinë paguese të këtij të fundit për të dhuruar para…

Po e stisur doli se ishte dhe huaja prej 15 mijë euro, që B.D. e kish vetëdeklaruar si të marrë nga i vëllai, i cili jetonte në Greqi, e që, sikurse vërtetoi KPK nuk kishte patur fuqi paguese për ti dhenë hua të vëllait gjyqtar nga që, pikërisht në kohën e pretenduar për huamarrjen kishte blerë një shtëpi për vete për 40 mijë euro.

Po të njëjtin argument justifikimi përdori gjyqtari B.D. edhe për pronësinë e një apartamenti në plazhin e Golemit, për të cilin tha se e kishte në përdorim pasi ajo ishte pronë e një tjetër vëllai. Gjë që nuk vërtetohej nga kontrata e energjisë elektrike që figuronte të ishte në emër të tij dhe e paguar vetëm prej tij.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha dyshimeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konfirmoi në detyrë gjyqtarin B.D., të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) e nxori jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas të dhenave zyrtare rezulton se gjatë vitit të parë të aplikimit të procesit të vettingut, Mars 2018, 2019 që shënon dhe nisjen e Reformës në Drejtësi, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) janë dhënë mbi 100 vendime, në vlerësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Procesi i vettingut përmbledh në vetëvete dhënien e vlerësimit për tre element:  kontrollin e pasurive,  lidhjet e mundshme me botën e krimit dhe aftësitë profesionale.

Veprimtaria e dy strukturave KPK dhe KPA mbikqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i cili vëzhgon të gjithë procesin, jep vlerësimin, e rikthen proçedurën për të dyshuarit që kanë kaluar pa justifikuar njërin nga tre kriteret.

Duke u rikthyer tek statistikat zyrtare, po përmendim se ndër vendimet e dhena nga KPK,KPA, 54  prej tyre janë vendime shkarkimi për 34 gjyqtarë dhe 20 prokurorë.

Motivi që sundon marrjen e një vendimi të tillë ekstrem për më shumë se 80% të rasteve është mosjustifikimi i burimit të pasurive, fshehje e tyre, dhe deklarimi i rremë.

Po ashtu, nga vendimet e dhena janë konfirmuar në detyrë 49 subjekte të sistemit të drejtësisë,  kurse një vendim për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë qëndron ende pezull, nga që ajo as u shkarkua dhe as nuk u konfirmua në detyrë.

Ndërkohë që më shumë se 700 punonjës të tjerë të Sistemit të Drejtësisë pritet të dalin, në ditët vijuese, para trupave të vettingut, ajo që bie në sy në këtë betejë një vjeçare është fakti se kontrolli i pasurive është elementi që dominon me shumicë marrjen e vendimit përjashtues nga sistemi të 54 ish gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ata nuk kanë mundur ti justifikojnë burimet ligjore të pasurive të luajtëshme e të paluajtëshme, si dhe llogaritë e majme bankare, edhe pse për këtë qëllim kanë përdorur trukimin e deklaratave pasurore ofruar komisioneve kompetente përkatëse të vettingut.

Fitimi i të ardhurave marramendëse me burim dorovitjen e parave nga të ftuarit në dasëm, fitimi i këtyre shumave nga lojrat e bixhozit, atyre të fatit si dhe llotot, por dhe dhuratat e kreditë bankare, janë vetëm pak pika në detin e burimit justifikues të pasurive të deklaruara nga gjyqtarët e prokurorët e skanuar, ndërsa marrja e shumave borxh prej të afërmve “zemërgjerë” është sunduese.

Një tjetër rast i ngjashëm është edhe ai i prokurorit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës. L.K., që kish vetëdeklaruar si pronë një apartament me sipërfaqe 145 m2, me vendndodhje Njësinë bashkiake nr.10 Tiranë, një dyqan me sipërfaqe 132 m2, si dhe një apartament tjetër në Elbasan.

Për apartamentin 145 m2, Prokurori, fillimisht, kishte deklaruar se e kish blerë pas shitjes së një apartamenti në Elbasan për 4.8 milionë lekë. Më vonë e kish justifikuar burimin e shumës së blerjes, me marrjen e një kredie prej 55,000 eurosh, ndërkohë që në deklaratën  e vettingut pretendonte se e kish paguar për 52,000 USD.

Përveç tre shumave të deklaruara nëpër formularë të ndryshëm, akti i shitblerjes së apartamentit, me djalin e xhaxhait të tij, kishte të shënuar vlerën 2.5 milionë lekë.

Mospërputhje dhe deklarim të  rremë konstatoi KPK edhe për bleren e dyqanit prej 132 m2, ku në deklaratën vettingut, si burim të ardhurash prokurori L.K., kish përmendur shitjen e apartamentit në Elbasan, ndërsa në deklaratën periodike të depozituar në ILDKPKI kish deklaruar si burim blerjeje të ardhurat nga llotaritë sportive dhe një hua prej 1.5 milionë lekë të marrë nga një shtetas.

Për vlerën e dyqanit hetimi i KPK gjeti mospërputhje midis deklaratave periodike të ILDKPKI, asaj të vettingut, si dhe klasifikimit të të ardhurave nga “Xhoi Lloto”. Sipërfaqen e dyqanit në vitin 2003 Prokurori e kish deklaruar 86 m2, kurse në deklaratën vettingut 132 m2.  Po për burimin e pronësimit të këtij dyqani ekzitonte një kontratë dhurimi, midis ndërtuesit dhe bashkëshortes së Prokurorit.

Përveç këtyre, prokurori L. K., akuzohej se nuk kish deklaruar shumat 20 mijë dollarë e 20.300 euro depozita bankare të qena në emër të bashkëshortes, si dhe një makinë të blerë nga vajza e tij.

Në mungesë të një të dhëne zyrtare, burime mediatike flasin për  rreth 30-40% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, kanë deklaruar disponimin e shumave të konsiderueshme të parave, si dhe pasurive të paluajtshme, me burim qënien dhuratë apo marrjen borxh prej njerëzve të afërt.

Burimin justifikues për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.36 m², me vlerë 140.450 euro, ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, F. H. e ndau në dy pjesë. Përveç kredisë ai deklaronte se 28.500 euro ia kish marrë borxh kunatit. Por ai u shkarkua pasi KPK konstatoi  se vetëdeklarimi i ish Gjyqtarit nuk e justifikonte dot pasurinë e paluajtëshme dhe disa shuma  të konsiderueshme monetare të mbledhura, sipas tij, nga dasma e disaviteve më parë.

Në verifikim të pretendimeve KPK, i asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN), morrën në pyetje kunatin të cilit i kërkuan justifikimin e dhënies së kësaj shume.

“Për sa më sipër u mor dëshmia nga Z. A. G., i cili u paraqit pranë ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha deklaratën e tij, pasqyruar në procesverbalin e mbajtur, më datë 21.02.2018, në të cilën konfirmoi huanë e dhënë sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit. Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”,- thuhet në vendimin përfundimtar të Komisionit superior të vettnigut, i cili e përjashtoi F.H., nga rradhët e sistemit të drejtësisë.

Ashtu sikurse ndërmorri të njejtën vendim për reth 30 % të homologëve të tij gjyqtarë e prokurorë që megjithë trukimin nuk ja dolën të jutifikojnë pasuritë e vendosura në rrugë të dyshimta.

Është një praktik hetimi që pritet të aplikohet edhe për më shumë se shtatëqind gjyqtarët e prokurorët, të cilët pritet t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut, sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit./CNA.al

 

1 Comment

1 Comment

  1. pll Dega vore

    19 Prill, 2019 at 8:14 pm

    Drejtesia eshte korruptuar e gjitha nga modeli i shtetit berisha i krimit te organizuar dhe i korrupsionit nga fillimi i vitit 1992- deri tani ne 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending