LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga Gazja, te Bylyku dhe ata që nuk e njohin PD-në”/ Murrizi ka një përgjigje për të gjithë  

19 Prill 2019, 07:02, Aktualitet CNA
“Nga Gazja, te Bylyku dhe ata që nuk e njohin PD-në”/

Deputeti demokrat Myslym Murrizi, i cili nuk iu bind vendimit për të djegur mandatin, i është përgjigjur të gjithë atyre që e cilësojnë si ?opozita e re?.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora, deputeti demokrat Myslim Murrizi tha se është qasharake që të quhen opozitë e re, kur disa përfaqësues të PD nuk janë anëtare të kësaj force politike.

?Të na quajë opozita e re këta që nuk janë anëtarë të PD, Bylyku, Gazja, nuk e di?se shumica nuk  janë anëtarë dhe nuk i njof, Seiti që vjen nga PPSH.

Unë jam në opozitë me këtë qeveri sepse kam qenë në opozitë me paraardhësit e tyre. Janë 6 anëtarë të kryesisë së PD që i kanë pasur prindërit sojin e tyre që këtë sot e quajnë si në pushtet.

Unë jam në opozitë me regjimin e tyre nga 8 dhjetori i 1990?, deklaroi Murrizi.

Më tej, ai theksoi se qëllimi i tij në parlament është që të prishë sistemin aktual zgjedhor, ndërsa shtoi se deputetet e opozitës në Parlament, nuk do të votojnë asnjë marrëveshje për ristrukturimin e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

?Në shqyrtimin tim shumë transparent në ditët e para pse nuk e e dorëzova mandatin ka qenë: Do të rri aty për të mundësuar sa të më japë zoti takat të prish sistemin zgjedhor që këta belbëzojnë si vemje dhe kurrë nuk e kanë artikuluar këta liderët e opozitës së vjetër?, nënvizon Murrizi.

Si do ta prishni sistemin?

?Do të prishim, se nuk i ka 84 vota Rama, do ti kërkojë votat tona. Çfarëdo marrëveshje nën tavolinë, te zyra e Enver Hoxhës, me pica pa pica, të kyçen ku të kenë qejf në çfarëdo hoteli dhe moteli me njëri-tjetrin, ajo marrëveshje që do të bëhet me këta të dashuruarit e kohëve të fundit në demokracinë shqiptare, do të kalojë në kuvend.

Nuk do të votojmë dhe shof një vendosmëri edhe nga ata të LSI që janë ardhur nga listat edhe grupi i PD dhe ata që janë nga partitë e aleate, nuk do të votojmë asnjë buzëkuq të ristrukturimit të kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin zgjedhor?, u shpreh Murrizi.

Pas ndryshimit të sistemit zgjedhor, Murrizi tha se duhet të hapen dosjet e të gjithë politikanëve.

Lajmet e fundit nga