LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Idetë në parlament, muskujt në rrugë"/ Ralf Gjoni ironizon Salianjin

19 Prill 2019, 09:51, Aktualitet CNA
"Idetë në parlament, muskujt në rrugë"/ Ralf Gjoni

Deputeti opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka reaguar pas lajmit se ka pasur një sherr me grushta me Ervin Salianjin mbrëmë pas emisionit ?Open?.

Në një postim në rrjetet sociale Gjoni shprehet se muskujt tregohen në rrugë ndërsa idetë në parlament. Deputeti i opozitës parlamentare,  thotë se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike e dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

IDETË NË PARLAMENT – MUSKUJT NË RRUGË!

Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend. Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t?i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament!/CNA.al

Lajmet e fundit nga