LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i njohur zbulon kodet sekrete mes Ramës dhe Metës

19 Prill 2019, 07:24, Aktualitet CNA
Gazetari i njohur zbulon kodet sekrete mes Ramës dhe Metës

Ditën e djeshme, raporti i ?Reporterëve pa kufij? theksonte ndër të tjera se liria e medias në Shqipëri ka pësuar ulje.

Ndërkohë, pas publikimit të këtij raporti ka pasur reagime nga politika, mes të cilëve edhe presidenti Meta dhe kryeministri Rama.

Ndërsa kreu i shtetit e cilësoi si mjaft shqetësues raportin në fjalë, kryeministri iu përgjigj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku theksonte ?Një pasqyrë kujtese ?virgjëreshave? që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s?ka media të shantazhuar e liri të mohuar?.

Gazetari i njohur Erion Kristo, nga studio e Fax News, ka komentuar sot replikat mes Ramës dhe Metës.

Gazetari Kristo tha se këto deklarata janë mesazhe të drejtpërdrejta që Rama dhe Meta i dërgojnë njëri-tjetrit.

Sipas tij, nënteksti i replikave mes tyre është ?Ti e bërë keq, unë do ta bëj edhe më keq. Ti mbylle gojën se nuk je më i mirë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga