Connect with Us

Deklarata e SHBA-së lë me gisht në gojë Ramën, Bashën dhe Metën

Aktualitet

Deklarata e SHBA-së lë me gisht në gojë Ramën, Bashën dhe Metën

Publikuar

-

Presidenti Meta, kryeministri Rama, kreu i PD, Basha

Në një prononcim për “Zërin e Amerikës” e ngarkuara në detyrë Leyla Moses-Ones në emër të ambasadës amerikane ka deklaruar se nxit këdo të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Me këtë deklaratë ambasada e SHBA-së ka treguar mbështetjen e Amerikës për deputeten Rudina Hajdari e cila ditën e djeshme deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe e vetmja zgjidhje e saj është krijimi i një partie të re.

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.” Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për qëndrimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjeve vendore dhe pjesmarrjes së partive të opozitës, ndërkohë që afati për regjistrimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, po afron, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Mattheë Palmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata. Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet”, tha ajo

Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo – do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, nënvizoi e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

LEXO EDHE:  Vasili jep alarmin/ “Shteti po qeveriset nga mafia”

Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Kryesia e Partisë Demokratike dhe më pas Këshilli Kombëtar, miratuan një propozim të kryetarit Lulzim Basha sipas të cilit “PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas Partisë Demokratike “kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por përveç mospjesmarrjes, PD-ja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale”, thuhet në vendim ndërsa saktësohet se angazhohet gjithashtu dhe që “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Në të njëjtën linjë ishte dhe LSI-ja. “Aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë”, deklaroi nënkryetari Luan Rama./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Publikuar

-

Nga

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht

Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë pushtetin me mandatet e BD-së, ato janë gati që t’i japin mbështetje por me një kusht.

“Vota jonë do jetë poatjetër nëse Basha merr mbështetje masive për të qenë kryeministër. Nëse jemi përcaktuese ne shkojmë me Bashën nëse plotëson kushtet tona siç është fillimi i ndryshimit të soistemit politik. Zoti Patozi se ka pasur kurrë këtë kusht që Basha do ikë.

Do bëjmë marrëveshje me Pd nëse plotëson kushtet tona. Nëse Basha del forcë e parë dhe ka mundësi të fitojë qeverinë me ne ne ia japim mandatet, por me kushtin e fillimit të demokratizimit”, tha ai për “Report Tv”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Publikuar

-

Nga

“Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

Artur Roshi, emri të cilit ishte surprizë në koalicionin e firmosur me PD, pasi Partia e Ballit Kombëtar nuk pranoi të digjte mandate pas vendimit të opozitës së bashkuar. Por përtej kësaj duket se Basha e ka ftuar në koalicion dhe Roshi e quajti si bashkëpunim pasi i bashkojnë idetë dhe filozofitë e politikës.

Roshi nuk pranoi që mes Bashës dhe tij të kishte krisje, por u sigurua të theksonte se ai me qëndrimet e tij në Kuvend gjithmonë ka qenë pjesë e opozitës së bashkuar dhe për këtë ka ndodhur dhe bashkëpunimit.

“Qëndrimet  e mia kanë qenë në koherencë me Bashën, aludimet e bëra nuk janë punë të miat. Vjen natyrshëm  kam një bashkëpunim me Bashë që nga 2005 dhe nuk është shkëputur që në këtë periudhë. Në ditën e marrjes së mandati mund të kishte pak tension mes nesh, por qëndrimet e mia në politikë  të mbajtur në kuvend ka treguar edhe që unë kam qenë gjithmonë pjesë e opozitës së bashkuar. Idetë dhe filozofia nuk na ndajnë më të djathtën por na bashkojnë për të bashkëpunuar”, tha Roshi në Report Tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force politike

Endri Shabani ka komentuar në “Open” për përçarjen e opozitës duke thënë se partia e tij “Nisma Thurje” nuk ka të bëjë aspak me Lulzim Bashën.

Megjithatë thekson se nuk do të jenë “patericë” e askujt dhe synimi është që të ketë dobësim të kryetarëve dhe funksionim të institucioneve.

“Nuk do të jemi patericë e asnjë force politike. Ne po garojmë me një program e platformë ligjvënëse. Unë besoj që Lulzim Basha me LSI-në mund ta rrëzojnë Ramën, s’kanë nevojë për neve. Të thonë se janë më mirë se Rama është shumë e lehtë. Por unë them se kjo nuk mjafton. Nëse nuk kemi një dobësim të kryetarëve, të liderëve, nëse nuk kemi funksionim të institucioneve, nuk mjafton”, tha Shabani./CNA.al

LEXO TE PLOTE