Connect with Us

Basha, njësoj si dy vite më parë

Aktualitet

Basha, njësoj si dy vite më parë

Publikuar

-

Prej 16 shkurtit, opozita mori vendimin për të djegur mandatet e deputetëve. Është njësoj si dy vite më parë, kur bojkotoi parlamentin dhe u fut në çadër, pa paralajmërim, një vendim i shpejtë, i nxituar, i pakonsultuar dhe që përfundoi me një marrëveshje Rama-Basha, dhe i dha Partisë Demokratike 230 mijë vota më pak se në vitin 2013, edhe pse kishte bërë një aksion të fortë opozitar.

Sot ka vetëm një ndryshim, bashkë me PD-në i ka djegur mandatet edhe LSI-ja, e cila në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta, i shkelte syrin Lulit, por kur PD ishte në cadër Ilir Meta u zgjodh president.

Basha sot po përsërit veten. Nuk ka asnjë ndryshim nga dy vite më parë. Atëherë qëndroi në çadër para kryeministrisë, tani i vjen vërdallë asaj me protesta.

Sërish sot kemi të njëjtin artikulim politik në thelb, por edhe të njëjten përmbajtje. Ka vetëm një ndryshim, nuk përmendet fjala “Republika e Re”.

Në vitin 2017, Luli tha se duhet shembur sistemi i kalbur i 27 viteve tranzicion, sot thotë se duhet shembur sistemi i 30 viteve tranzicion.

Atëherë pretendonte se këtë do ta bënte “Republika e Re”, tani thotë se do ta bëjë projekti i tij politik, bashkë me Monika Kryemadhin.

Të dy bashkë dhe Rama i treti, janë kalbësirat e këtij sistemi politik.

Në vitin 2017 në çadër, fliste për votën e lirë dhe shkoi e bëri marrëveshje me Ramën në emër të votës së lirë, mori gjysmën e qeverisë, humbi, nuk bëri asnjë denoncim, as në numërim, as në rezultatin përfundimtar, por pas dy vitesh gjeti një dosje prokurorie dhe qëndron i varur pas saj.

Në 2017-ën përgatiti fshehur një listë skandaloze deputetësh, të cilën e bëri publike pas marrëveshjes me Ramën.

Sot ka gati listën e kandidatëve për kryebashkiakë, duke ruajtur dhe duke djegur disa nga ata aktualët, por sërish me pabesi njëlloj si dy vite më parë.

Jemi fiks, dy vite më pas, nga prilli i 2017-ës, për gati një muaj do festojme 17 majin Rama-Basha, i cili këtë radhë do të ketë një festë tjetër, por me pak shtyrje, me të njëjtën marrëveshje dhe me të njëjtën finale.

Ky është një ekuacion që i dihet përfundimi apo eksperiment që ka dhënë gjithmonë të njëjtin rezultat. Janë po të njëjtët aktorë dhe po të njëjtët faktorë, përtej Republikës së re që nuk po përmendet ende.

Dhe ajo që duket ndryshe është doktor Berisha, i cili nuk po luanr rolin e katalizatorit, por drejton mesa duket aksionin e përsëritur të Lulit, duke u përpjekur të korrigjojë gabimet e dy viteve më parë dhe të ndryshojë pritshmëritë për rezultat.

Por duket se edhe ai është në një pozicion të pamundur, sepse “djali i tij politik”, Luli kur këndon himnin iu shfaq shqiptarëve “Republikën e tij të re”, të dy viteve më parë, dështimin e tij. Iu shfaqen demokratëve dhe shqiptarëve si një makth që përsëritet pa fund, ku “gogoli” është Rama, “princi” Luli dhe është shtuar “Hirushe” Mona.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga dy vite më parë, është e njëjta lojë, të njëjtët aktorë dhe të njëjtët skenare./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: