Connect with Us

Avokat Altin Goxhaj sqaron pse amerikanët nuk ia falin Lulzim Bashës

Aktualitet

Avokat Altin Goxhaj sqaron pse amerikanët nuk ia falin Lulzim Bashës

Publikuar

-

Altin goxhaj flet per gjyqin e qeverise ndaj bisnesmenti italian

Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së SHBA-së ku bënte thirrje për regjistrim në zgjedhje.

Goxhaj ka sqaruar arsyet se përse ambasada amerikane po mban këtë qëndrim për zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Ja pse Ambasada Amerikane po mban kete qendrim per Zgjedhjet?

  1. SPS AMERIKANET NUK MUND T’JA FALIN LUL SOROSIT INJORIMIN DHE LOJERAT QE I BERI AMERIKANEVE PARA DOREZIMIT TE MANDATEVE!!!
  2. Sps Amerikanet nuk e shohin shpetimin e Shqiperise duke zevendesuar Rilindjen e Edvin Sorosit me Republiken e Re te Lul Sorosit!
  3. Sps Amerikanet nuk mund te djegin mundesine qe Shqiperia te merret ne dore nga nje Klase e Re Politike dhe e vetmja rruge eshte degradimi final i kesaj klase bastarde politike qe polli Mitra Soros!

Nga Avokati Altin Goxhaj nje nder aktivistet e Koalicionit Qytetar @Për Shqipërinë

Qendrimi I Ambasades Amerikane ndaj Zgjedhjeve nuk ka te beje me popullin opozitar por ndeshkim shembullor (“shembullor” per ne por edhe per jashte Shqiperise) ndaj Lulit te Soros i cili mori “de jure” vendimin me te rendesishem qe mund te ndermerret:

DOREZIMI I MANDATEVE (si precedent rajonal apo me gjere qe mund te shtrihet edhe ne vende te tjera nga cdo Opozite qe do Zgjedhje te Parakohshme, si efekt domino) pa u konsultuar apo informuar SHBA-ne me pare!!!

Kjo as tolerohet dhe as ka per t”u toleruar ndonjehere nga Administrata dhe Politika Amerikane, per me teper se pikerisht ishte Luli i Soros i cili i ka mashtruar zyrtaret amerikane para 16 Shkurtit se as qe e kishte nder mend te dorezonte mandatet!!!

Nese lejohet ky injorim kaq spektakolar ndaj SHBAse, dhe vecanerisht ndaj partnereve tradicionale te PD ne politiken e SHBAse, kjo do te demtonte rende perspektiven e influences amerikane ne Rajon dhe me gjere dhe kur zgjedh te provokosh zjarrin behu gati te digjesh!!! SHBA NUK MUND TE INJOROHET! Per me teper nga karagjoze genjeshtare si Luli i Soros qe jane perdorur si kamikaze kunder SHBA nga qarqet e Soros!

Une kete e kam deklaruar prej muajsh ne Fax Neës, qe ne momentin e reagimit te pare te amerikaneve te nesermen e vendimit te Lulit ne 17 Shkurt nderkohe kishte kohe “de jure” si Kryetar io PD plot 1 muaj t’i informonte e le me te konsultohej me partneret amerikane! Perkundrazi! I ka mashtruar qe nuk ka nje plan te tille!!!

Kete e konstatoi vec para 2 javesh edhe Z. Biberaj i cili nuk foli ne emrin e tij personal:

LEXO EDHE:  VIDEO/ Historia që tregoi Nishani në takimin Rama-Basha

“Basha e mori këtë vendim tejet të rëndësishëm pa zhvilluar një debat të vërtetë dhe të sinqertë rreth pasojave dhe rreziqeve të mundshme të një kursi të tillë dhe pa ndonjë përpjekje serioze për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare. … Siç pritej, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën mbështetje për qeverinë dhe kritikuan opozitën.”

(Ju kujtoj se Z. Biberaj eshte nje nder arkitektet underground te Amerikes te shperthimit te 8 Dhjetorit 1990)

Mos harroni se para se Z. Biberaj te konkludonte me mbeshtetjen e pritshme qe mori Rama, kishte shpjeguiar me detaje se Rama tashme ishte nje kufome politike e diskredituar brenda dhe jashte vendit dhe e kishte humbur mbeshtetjen nderkombetare deri sa ne loje futet Luli:

PRA SJELLJA E LULIT NDAJ AMERIKANEVE ISHTE SERUM I QELLIMSHEM PER TE SHPETUAR RAMEN NGA NGORDHJA!!!

Dhe amerikanet nuk e shohin Zgjidhjen e Shqiperise te Lul Sorosi i cili perzuri amerikanet republikane te IRI-t ne Nentor 2017 nga Partia Demokratike per ti zevendesuar me amerikanet demokrate te Soros, Podestes! Nuk mund t’ja falin Lulit as teatrin sorosian ne 2017 per t’u perdorur nga njerezit e Soros si “KAMIKAZ I SORTOS” me financime te dyshimta “ruse” per te bere pis ne hetim Presidentin Donald J. Trump pikerisht pasi kishte muaj qe kishte filluar publikisht ne SHBA Hetimi grotesk ndaj Presidentit Trump per gjoja “lobime apo influenca te paligjshme ruse”. Kjo dhe shume e shume lojera te ndyra antiamerikane te Kolones se Peste te Soros ne PD qe une kam kaq kohe qe ua them!!!

Amerikaneve as qe u shko nder mend qe Shqiperia te mbetet ne duart e klysheve te Soros dhe cdo favorizim i Lulit ne krye te Opozites con uje ne mullirin e Soros dhe Rilindjes Sorosiane dhe djeg cdo shprese qe Shqiperia te merret ne dore nga nje klase krejt e re politike (jo ata karagjozet “opozitare” te Parlamentit). As Luli dhe As Edi, Es Eri dhe as Mona, nuk jane ilaci qe shpeton Shqiperine!

Rilindja eshte nje Zombi qe po mbahet gjalle vec nga serumet e Lulit! Dhe amerikanet e dine me shume se kushdo qe Rilindja po ngordh! Por ata nuk kane luajtur mendsh te zevendesojne Rilindjen e Soros me Republiken e Re te Soros!

Sps sic e theksoi edhe Z. Biberaj 2 jave me pare:

E VETMJA SHPRESE QE KA SHQIPERIA PERBALLE KESAJ KLASE KUFOME POLITIKE ESHTE TE SJELLE NJE KLASE TE RE POLITIKE!!!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Balla bën avokatin e Dakos/ Thirrje Prokurorisë të zbardhë të vërtetën

LEXO EDHE:  Fjalimi i plotë i kuksianit që tronditi Kuvendin e PD

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Oh ç’gënjeshtër!/Rama i lutet Bashës: Mësoje se …!

LEXO EDHE:  Protesta e sotme me një Opozitë "të zbutur"/ Dyshime për një marrëveshje Rama-Basha nën rrogoz

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: