Connect with Us

Zyrtarizimi i grupeve parlamentare të opozitës/ Soreca: Të shkojnë në zgjedhje

Aktualitet

Zyrtarizimi i grupeve parlamentare të opozitës/ Soreca: Të shkojnë në zgjedhje

Publikuar

-

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Pas ultimatuit të Kim reagon Soreca: KED të përfundoj sa më oarë vlerësimin e kandidatëve

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me zyrtarizimin e grupeve të opozitës parlamentare.

Në një prononcim për mediat, ambasadori Soreca ka deklaruar se është koha për dialog mes partive politike dhe se opozita duhet të shkojë në zgjedhje”.

“Ne shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të flasë mes vetes dhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje”tha Soreca.

LEXO EDHE:  Alternativat e reja po përçajnë PD-në?/ Olli i "mbyll gojën" kritikëve, si qëndron e vërteta

Pak para reagimit të Sorecës, ishte kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ajo që apeloi për mosbojkotimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e saj e të grupit që përfaqëson për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 1.405 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 363 raste të reja me COVID-19.

LEXO EDHE:  Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “Po njëllosni punën e mjekëve”

LEXO EDHE:  Alternativat e reja po përçajnë PD-në?/ Olli i "mbyll gojën" kritikëve, si qëndron e vërteta

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus, 48.990 prej të cilëve janë shëruar dhe 5.103 janë aktive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrabanda e sirianëve nga Vlora në Itali/ Autori strehoi në banesë klandestinët

Publikuar

-

Nga

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:
Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

LEXO EDHE:  Ngjela “sulmon” opozitën/ Zbulon ultimatumin e BE

LEXO EDHE:  Mungon opozita/ Plas sherri brenda mazhorancës

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konflikti mes biznesmenëve/ Gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda” .

Gjykata vendos arrest shtëpie për biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën. Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

LEXO EDHE:  Alternativat e reja po përçajnë PD-në?/ Olli i “mbyll gojën” kritikëve, si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  Alternativat e reja po përçajnë PD-në?/ Olli i "mbyll gojën" kritikëve, si qëndron e vërteta

Kujtojmë se gjatë përplasjes, u plagos një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta./CNA.al

LEXO TE PLOTE