LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të nxorrën për zverku nga aeroporti”/ Vasili ia thotë copë Lleshajt

18 Prill 2019, 09:46, Aktualitet CNA
“Të nxorrën për zverku nga aeroporti”/ Vasili ia

Ish kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, ka ironizuar deklaratat e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Lleshaj bie në kontraditë me fjalët e tij, pasi kriminelët grabitës nuk i kap, ndërsa protestuesit po.

Postimi i plotë:

Ministri i brendeshem damlla dhe i lajthitur krye krejt!!

Ministri i brendeshem ne parlament 3 dite pas grabitjes ne aeroportin e Rinas deklaroi ne parlament:

“Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas?,

Po i njejti minister i brendeshem po ne parlament sot deklaron krejt te kunderten:

“Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.?, tha Lleshaj.

Po te njejtin minister te brendeshem e nxoren per zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria ne aeroport.

Shqiperia nuk ka minister te brendeshem dhe idiotesi te tilla shqiptaret nuk kane degjuar kurre me pare.

Ka perkundrazi nje damlla te inkrimnuar,qe kriminelet qe grabisin Aeroportin nuk i kap,ndersa protestuesit po i kap. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga