Aktualitet
Sulmi ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit/ Lleshaj: Akte më të rënda se grabitja në Rinas

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga foltorja e Kuvendit ka folur për arrestimet e protestuesve.
Sipas tij arrestimet janë bërë në kuadër të përmbushjes së përgjegjësive nga policia e shtetit.
“Nëse kemi një devijim të një polici të caktuar nuk duhet të etiketohet e gjithë policia e shtetit. Arrestimet e protestuesve kanë ardhur në funksion të përmbushjes së përgjegjësisë së policisë shtetit”, ka thënë Lleshaj.
Sipas të njëjtit, ka pasur tentativa gjatë protestës për të sulmuar institucionet kushtetuese siç janë Parlamenti dhe Kryeministria.
“Kemi pasur tentativa për të sulmuar me dhunë të mirëfilltë institucionet kushtetuese të shtetit shqiptar, si Kryeministrinë dhe Parlamentin. Këto janë sulme shumë herë më të rënda se sa grabitja në Rinas”, ka thënë Lleshaj, duke justifikuar kështu arrestimet e protestuesve./CNA.al