LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtohet Opozita parlamentare/ KQZ u jep mandatin katër deputetëve

18 Prill 2019, 11:55, Aktualitet CNA
Shtohet Opozita parlamentare/ KQZ u jep mandatin katër deputetëve

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka mandatuar sot katër kandidatë që vinin nga listat shumëemërore të PD dhe LSI.

Kështu kanq marrë mandatin nën siglën e PD, Fatjona Dhimitri nga qarku  Gjirokastër, Andi Përmeti po nga PD për Qarkun Korçë, Eugen Bojaxhi nga LSI, Qarku Berat si dhe Erion Piciri nga PD, Qarku Tiranë.

Deputetët e mandatuar sot pritet të betohen seancën e ardhshme parlamentare, duke shkruar kështu në 27 numri i përgjithshëm i Opozitës parlamentare.

KQZ, ka njoftuar se është regjstruar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale edhe Partia Komuniste e Shqipërisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga