LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa vjet keni në krevat me PD?/ "Meta fut në sherr" Ralf Gjonin me Taulant Ballën

18 Prill 2019, 09:37, Aktualitet CNA
Sa vjet keni në krevat me PD?/ "Meta fut në sherr" Ralf

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka  zbritur në Kuvend, Presidentin Ilir Meta me shprehjen e tij të njohur tashmë “me qetësi dhe dashuri”.

Këtë shprehje Balla e ka përdorur për  Ralf Gjonin, deputetin i cili sot bashkë me deputetët e tjerë të LSI, sot u zyrtarizua i pavaruar,

Ky i fundit ka reaguar menjëherë, pas deklaratës së Ballës.

“Me qetësi dhe dashuri të paska mbetur në mendje. Jemi të qetë, të dashur dhe bashkëpunues. Me qetësi dhe me dashuri po ju trajtojmë se ndryshe do ta shihnit”, i është drejtuar Gjoni, kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Më tej Gjoni, është ndalur tek reforma zgjedhore, por duke shenjëstruar socialistët.

“Sa vjet keni në krevat me PD, s’keni bërë asgjë. Ne jemi të gatshëm, hajde të bashkëpunojmë por jo fshehurazi, por në mënyrë transparente”, ka thënë Gjoni./CNA.al

Lajmet e fundit nga